8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e detyrueshme dhe vullnetare, kjo është kompania që mbetet më e...

Sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare, kjo është kompania që mbetet më e madhja dhe më e besuara

“Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.00%”.

Kështu shprehet AMF në raportin e saj më të fundit mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri.

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ SIGAL UNIQA, e mbyll në krye të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës dhe Jetës

Sipas raportit për 11-mujorin 2023, parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.04% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.96% të totalit të tregut.

SIGURIMET E DETYRUESHME 

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania e sigurimeve më e madhe dhe më e besuar mes 8 të tillave që operojnë në këtë treg duke zënë mbi 21% të tij.

SIGURIMET VULLNETARE 

Edhe në sigurimet vullnetare, SIGAL UNIQA mbetet emri më i preferuar nga shqiptarët duke zënë mbi 36% të totalit të tregut.

LEXO EDHE: Viti 2023, një vit suksesi për SIGAL UNIQA-n/ Ponari: Ja planet dhe sfidat për 2024-ën

SIGAL UNIQA Group Austria e nisi aktivitetin e saj në vitin 1999, në Shqipëri. Ndërsa më pas do të zgjerohej në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke u shndërruar në një kompani rajonale sigurimesh.

Prej 23 mars 2007 ajo është pjesë e grupit financiar “UNIQA Insurance Group”, një prej gjigandëve financiarë në Europë.

Rreth 24,000 punonjës të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 17 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve dhe nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar për klientët.

SIGAL UNIQA, pikërisht përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1,2 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor”, “Check Up sipas Protokollit japonez” apo “SIGAL UNIQA AutoSOS”, paketa sigurimi dhe shërbime me benefite dhe me mbulime brenda e jashtë Shqipërisë, si asnjë kompani tjetër sigurimi.

Arritjet e kompanisë, përveç punës së stafit, i dedikohen edhe besimit të mbi 1,2 milionë klientëve, të cilët shohin tek SIGAL UNIQA emrin e duhur për ti besuar çdo gjë me vlerë që posedojnë.

Ky besim është edhe motivi kryesor i punës për mbi 2,400 punonjësit e Grupit “SIGAL UNIQA” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët çdo ditë janë pranë klientëve përmes një shërbimi sipas standarteve europiane.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat