Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një qytetare humbi jetën pasi u rrëzua nga era e fortë, tronditi jo pak opinionin publik.
Rasti riktheu vëmendjen te rreziqet, që dimri sjell shpesh pa paralajmërim.
Humbja e jetës është tragjedi e pakthyeshme dhe për familjen e viktimës, ajo shoqërohet edhe me pasoja të rënda sociale dhe ekonomike, duke humbur jo vetëm një njeri të dashur, por shpesh edhe një burim të ardhurash. Një kontribut për ekonominë familjare.
Sigurimet kanë menduar se si kjo fatkeqësi, të paktën në ekonominë familjare, të mos ndikojë shkatërrimisht.
Instrumenti financiar më i mençur në këto raste është sigurimi nga aksidentet personale.
Ky sigurim, afërmendsh që nuk i parandalon dot fatkeqësitë, por mundëson që familjet të mos përballen vetëm me barrën financiare pas tyre.
Me prime modeste mujore prej 5–15 eurosh, ky sigurim garanton mbulim që arrin deri në 24 paga mujore në rast humbjeje jete aksidentale dhe përfshin gjithashtu: kompensim për invaliditet të përhershëm total (24 paga); mbulim për invaliditet të pjesshëm; shpenzime mjekësore deri në 2 000 euro; dëmshpërblim të vlefshëm edhe kur aksidenti ndodh si kalimtar në rrugë.
Kudo që ngjarja aksidentale ndodh, sigurimi aktivizohet, edhe sikur sportisti të mos dëmtohet duke bërë sport, apo punonjësi manual duke punuar manualisht.
Plani i mbulimit varet nga natyra e punës, por sigurimi mbron nga çdo aksident:
| Lloji i punës | Pagë vjetore | Prim vjetor | Përfitim maksimal |
| Administrativ | 10,000 euro | 60 euro | 2 paga vjetore, 20 mijë euro |
| Ekzekutiv | 10,000 euro | 90 euro | 2 paga vjetore, 20 mijë euro |
| Manual | 10,000 euro | 120 euro | 2 paga vjetore, 20 mijë euro |
| Ndërtim | 10,000 euro | 150 euro | 2 paga vjetore, 20 mijë euro |
| Sportiv | 10,000 euro | 180 euro | 2 paga vjetore, 20 mijë euro |
Në një moment kur rreziqet klimatike, infrastrukturore dhe mjedisore po rriten, sigurimet e aksidenteve personale janë mekanizmi mbrojtës për stabilitetin ekonomik të familjeve.
Tragjedia në Vlorë na kujton se aksidentet mund të ndodhin në çdo moment.
Ndërgjegjësimi dhe parandalimi janë detyrime shoqërore, ndërsa mbrojtja financiare është një hap i matur që çdo familje mund ta marrë për të ruajtur sigurinë e vet financiare.




