0.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurime në lekë, apo valutë? Rreth 33% e primeve rezultojnë në euro

Sigurime në lekë, apo valutë? Rreth 33% e primeve rezultojnë në euro

Aktualisht, në shumicën e sektorëve të vendit tonë ka një prani të lartë të monedhave të huaja, kryesisht të euros dhe dollarit amerikan.

Po në tregun e sigurimeve, a ka një përdorim më të gjerë të lekut apo euros?

Deri në fund të muajit qershor, primet e shkruara bruto për të gjithë aktivitetin e tregut të sigurimeve Jetë dhe Jo-Jetë rezultojnë në rreth 11.88 miliardë lekë, ku rreth 33.2% e tyre janë realizuar në monedhën Euro.

Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përveç produkteve të detyrueshme të ‘Kartonit Jeshil’, i cili është produkt ndërkombëtar sigurimi dhe lëshohet gjithmonë në monedhën Euro, por edhe ‘Sigurimi Kufitar’, ka edhe disa produkte vullnetare që rezultojnë me të ardhura pothuajse 100% të realizuara në Euro, siç është Sigurimi i Aksidenteve dhe Shëndetit, Sigurimi Shëndet në Udhëtim etj.

Gjithashtu, produktet që shfaqin një vlerë të primeve të shkruara në përqindje të lartë në Euro janë Sigurimi Kasko, Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve në Ndërtim, Sigurimi i Jetës me Kursim etj.

 

Ndërkohë, produkte si Sigurimi i Mallit në Transport paraqesin një nivel të lartë Euroizimi për shkak të interesit të siguruar nga këto kontrata, interes i cili vlerësohet kryesisht në Euro në rastet e import-eksporteve.

Klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruara në Euro në krahasim me fundin e vitit 2023, janë Sigurimi i Përgjegjësisë Civile me një rritje prej 4.9%, Sigurimet e Garancisë me rritje të peshës me 4.6%, Sigurimet e Pronës me rritje të peshës me 2%, pasuar nga Sigurimet Motorike me rritje të peshës me 0.9%.

 

LEXO EDHEBesim konstant dhe i konsoliduar/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë për Sigurimin e Jetës, Shëndetit, Pronës dhe Automjetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat