20.5 C
Tirana
Thursday, May 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSigurim për riskun dhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta për AI-në

Sigurim për riskun dhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta për AI-në

“Chaucer” dhe “Armilla AI” njoftuan këtë muaj sigurimin e parë të veçantë për riskun dhe përgjegjësimë ndaj palëve të treta, kur klienti punon me inteligjencë artificiale.

Parimi është i thjeshtë: edhe inteligjenca gabon.

Gabimet e saj sjellin dëme.

Këto dëme, së fundmi, për herë të parë, nisën të jenë të siguruara.

Grupi “Chaucer” është një kompani e specializuar në sigurime dhe risigurime.

“Armilla AI” është një agjenci e përgjithshme me bazë në Toronto, që ofron zgjidhje të specializuara për menaxhimin e riskut të lidhur me inteligjencën artificiale (IA).

Të dy kompanitë kanë njoftuar nisjen e një produkti të ri sigurimi për përgjegjësi ndaj palëve të treta (TPL) në bashkëpunim me njera-tjetrën.

Ky produkt është krijuar për të menaxhuar riskun në rritje të mosfunksionimit mekanik të sistemeve të inteligjencës artificiale.

Gjithashtu, produkti siguron edhe përgjegjësitë ligjore që mund të burojnë prej tyre.

Sigurimi përfshin raste si:

“hallucinations” (prodhime të rreme ose të gabueshme të IA-së),

degradim të performancës së modelit me kalimin e kohës (model drift),

mosfunksionime të tjera mekanike, si dhe mbrojtje ligjore dhe përgjegjësi për pretendimet që burojnë nga këto mosfunksionime.

Produkti aktualisht është i disponueshëm për sigurim në SHBA me mbulim global, dhe udhëhiqet nga “Chaucer”.

“Armilla” njoftoi se synon ta ofrojë produktin së shpejti edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.

Kjo nismë pason një bashkëpunim të mëparshëm ndërmjet kompanive për një produkt sigurimi të tipit garanci, që u zhvillua për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut për mbulim më të gjerë përgjegjësie.

Bashkëpunimi synon ta bëjë IA-në më të sigurt për të gjithë, duke u dhënë organizatave besim për të adoptuar teknologji të avancuar, ndërkohë që janë të mbrojtura ndaj risqeve unike që ajo sjell.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat