Hotelet dhe resortet vendase po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Ato përballen me flukse të mëdha vizitorësh dhe një intensitet gjithnjë e më të lartë aktiviteti.
Sigurimi i përgjegjësisë publike dhe i produktit nuk është më thjesht një shtrëngim ligjor. Ky bëhet një vendim strategjik. Në këtë drejtim, një pronar biznesi restoranti, hoteli apo strukture akomodimi, nuk duhet të tregohet i kursyer.
Në Shqipëri, përgjegjësia publike si detyrim ligjor mbulon dëmet që mund t’i ndodhin një klienti ose vizitori brenda ambienteve të hotelit, resortit, apo strukturës akomoduese.
Këto dëme mund të kenë për origjinë pakujdesinë, mungesën e mirëmbajtjes ose incidentet e paparashikuara.
Një vazo lule që dëmton një fëmijë.
Një detergjent që shkakton alergji te klienti.
Një shkallë e sapolarë që shkakton rrëshqitje te një zonjë në nxitim.
Një pjatë në restorant që shkakton helmim.
Një gotë e thyer gjatë shërbimit që dëmton një klient të barit.
Një ornament i godinës që dëmton një kalimtar drejt e në kokë duke i rrezikuar jetën.
Të gjitha këto ngjarje mbulohen nga përgjegjësia publike e hotelit.
Ndërkohë, përgjegjësia e produktit mbulon dëmet që mund të shkaktohen nga produktet apo shërbimet e ofruara nga hoteli.
Kjo përfshin ushqimin në restorant, pijet, apo çdo artikull tjetër që i ofrohet klientit.
Të dyja këto forma sigurimi i mbrojnë hotelet financiarisht nga kërkesa për dëmshpërblime, që mund të jenë shumë të larta.
Një plagosje e rëndë në kokën e një klienti në një resort në Jug të vendit, e ka vënë këtë të fundit përpara një fakti të tillë: klienti, me shenjë të dukshme dhe me një dëmtim serioz, kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim.
Për vetëm 1 mijë euro në vit të sigurimit të përgjegjësisë dhe të produktit, kompania mund t’ia transferonte të gjithë përgjegjësinë kompanisë siguruese.
Shpesh këto kërkesa mbërrijnë përmes rrugëve ligjore dhe në proces e sipër komplikohen edhe me drejtime të tjera.
Po ashtu, këto sigurime i mbrojnë hotelet nga komplikime që mund të rezultojnë shkatërrimtare.
Këto komplikime mund të prekin imazhin, reputacionin, besueshmërinë, markën dhe marrëdhëniet e hotelit me të tretët.
Ky sigurim kushton vetëm rreth 0.2% të shumës së siguruar në vit.
0.2% e shumës së siguruar në vit mund të shpëtojë një hotel nga humbje që kapin mijëra apo edhe qindra mijëra euro.
Në një sektor që synon rritje cilësore dhe standarde europiane, sigurimi i përgjegjësisë publike dhe të produktit nuk duhet parë si kosto. Ai duhet parë si garanci për biznesin dhe respekt ndaj klientit.
Certifikata e këtij lloj sigurimi, në sytë e klientit ndërkombëtar, shton vlerë të perceptuar për markën.
Të dy këto produkte të sigurimit ofrohen nga lideri 26-vjeçar i tregut të sigurimeve në vend, SIGAL.
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al