8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguria në punë, kultura që na mungon/ Humb jetën punonjësi 35-vjeçar, arrestohet...

Siguria në punë, kultura që na mungon/ Humb jetën punonjësi 35-vjeçar, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Një ngjarje e rëndë ndodhi të premten në Durrës, ku një person humbi jetën duke punuar.

35-vjeçari kishte hipur në kovën e një vinçi për të prerë degët e një peme, ku më pas është rrëzuar dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, këtë të shtunë kanë rënë në prangat e policisë drejtuesi teknik i firmës ku punonte 35-vjeçari dhe drejtuesi i vinçit, Blerim Margeshi.

Siguria në punë, kultura që në Shqipëri mungon

Në Shqipëri flitet pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në ndërtim, miniera, fasoneri apo sektorë të tjerë të ekonomisë nuk kanë munguar.

Sipas shifrave zyrtare, gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31.

Por sa raste të tjera ka që nuk bëhen publike…

Institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.

Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.

Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë.

Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
  • Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit

Sigurim do të thotë mbrojtje financiare dhe ligjore. Ndaj as mos punoni diku, as mos punësoni dikë pa patur më parë siguracionet e nevojshme.

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat