12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSiguri gjithëpërfshirëse për automjetet e tyre/ Më shumë KASKO nga polakët gjatë...

Siguri gjithëpërfshirëse për automjetet e tyre/ Më shumë KASKO nga polakët gjatë 2023-shit

Pronarët polakë të makinave janë më të interesuar për të siguruar plotësisht automjetet e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Garancisë së Sigurimeve, numri i policave aktive arriti në 7.3 milionë njësi në fund të tremujorit të katërt 2023, që është 4% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë sipas revistës polake të sigurimeve, TUZ Ubezpieczenia, një arsye e mundshme për rritjen e popullaritetit të sigurimit gjithëpërfshirës mund të jetë ndikimi i inflacionit në normat e riparimeve të automjeteve.

Platforma Automarket.pl deklaron se, norma mesatare për orë për një mekanik në 2022 u rrit me 38% ndërsa çmimet e pjesëve të këmbimit u rritën me 15-25%.

Një argument që flet në favor të blerjes së sigurimit KASKO është edhe fakti se, çmimet e këtij lloj sigurimi janë rritur shumë më ngadalë krahasuar me kostot e riparimeve dhe pjesëve të këmbimit.

Çfarë mbulon Sigurimi KASKO?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse
  • Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

Jashtë territorit të Shqipërisë:

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

LEXO EDHE: Kush na i mbron makinën nga përmbytja, stuhia apo breshëri?

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili do t’ju mbroj financiarisht nga shumë ngjarje, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

Llogarit dhe porosit ONLINE Sigurimin KASKO

Për çdo pyetje kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat