Keni ndjerë shqetësimin e udhëtimit të planifikuar me automjet, në zonat që tanimë janë bërë vatër zjarresh?
Jugu i Shqipërisë dhe Veriu i Greqisë, për fatin e keq të dy destinacione të frekuentuara gjatë kësaj periudhe, janë ndër ato vatra.
A Ju shqetëson edhe skenari teorik i të gjendurit të makinës tuaj nën flakë?
Gjithçka mund të ndodhë, fatkeqësitë dhe aksidentet janë të pashmangshme, por Ju duhet të dini për çdo rast se siguracioni KASKO e mbulon edhe djegien e makinës nga zjarri.
Për një autoveturë me vlerë 10 mijë euro të vitit 2015, me një çmim siguracioni kasko më pak se 1/30-a si prim vjetor, makina juaj mund të sigurohet edhe nga zjarret.
Ky siguracion përfshin edhe thyerjen e xhamave, vjedhjen, dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër, rrufenë, eksplozionin dhe dëmtimet aksidentale.