Blerta, një profesioniste e sistemit financiar me 10 vite përvojë pune, e saposhëruar nga kanceri, është shembulli më i mirë se si evidentimi në kohë i diagnozës dhe sigurimi i parave në kohë rekord, për ta trajtuar dhe frenuar sëmundjen, e bëjnë vetë të pamundurën të mundur vetëm falë një siguracioni të thjeshtë.
Blerta rrëfen për Sigurime.Online se pas humbjes së nënës nga kanceri në vitin 2019, pati ndjerë vazhdimisht nevojën të kujdesej më shumë për shëndetin e saj.
Në prillin e vitit 2020, ajo pati blerë siguracionionin e mbrojtjes nga kanceri “Life Plus me dëmshpërblim”, në SIGAL, për herë të parë dhe e kishte rinovuar rregullisht çdo vit.
“Të gjithë mendonin për pandeminë që sillej vërdallë, makthi im ishte sëmundja që pati marrë jetën e nënës sime. Nënshkrova një autorizim në bankë, që sapo merrja pagën, një herë në vit, 1/4 e vetëm njërës nga pagat, më pak se sa 200 euro, shkonte si pagesë”, shpjegoi zonja.
Katër vite më vonë, në shtator 2024, financierja e re u diagnostikua me kancer.
Edhe në atë periudhë, ishte e mbuluar nga siguracioni.
Vetëm pak ditë më pas, SIGAL i transferoi menjëherë shumën e siguruar, 50 mijë euro, në llogarinë e saj bankare, sapo Blerta u kishte vënë në dispozicion përgjigjet mjekësore.
SIGAL, falë siguracionit të zgjedhur prej saj, i ofroi edhe një opinion të dytë mjekësor një nga spitalet më të specializuara në Itali dhe ndër më të mirët në Botë.
Ky opinion i dytë rezultoi shumë ndihmues edhe për spitalin privat shqiptar, që e ndoqi rastin.
Falë shumës Blerta u trajtua në një spital privat në vend dhe brenda pak muajsh e fitoi betejën.
“Jo vetëm u shërova, por nga shuma që SIGAL ma kaloi në kohë rekord, kam akoma kursime të mbetura dhe këtë verë kam planifikuar një udhëtim 2-javor në Amerikën Latine,” tregoi ajo me buzëqeshje duke gjetur jo vetëm energjinë për plane të reja, por edhe forcën për humor.
Siguracioni për mbrojtjen nga kanceri “JETË PLUS me DËMSHPËRBLIM”
Sigurimi Jetë Plus Dëmshpërblim në SIGAL garanton ndihmën financiare në luftën kundër tumorit malinj KUDO NË TRUP dhe në rastin e tumorit beninj në kokë, me PAGESË TË MENJËHERSHME.
Vërteton sëmundjen me biopsi ose skaner, vërteton të qenit brenda siguracionit dhe pagesa kalon në llogarinë bankare e plotë.
Siguracioni garanton përfitime të menjëhershme në para për trajtimin e tumorit malinj kudo në trup dhe për trajtimin e tumorit beninj në kokë, si dhe opinionin e dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar.
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al