Zhvillimet e mëdha teknologjike nuk mund të mos preknik edhe industrinë e sigurimeve, një ndër sektorët më të rëndësishëm financiarë.
Dhe sot, klientët e tyre, arrijnë të blejnë çdo siguracion që u nevojitet në internet, edhe kur ndodhen jashtë Shqipërisë. Duke nisur nga sigurimet e makinës, pronës, shëndetit etj. Madje, edhe në rast dëmi të kryejnë procedurat online.
Meqenëse nuk ka dokumente fizike të kërkuara, kompanitë e sigurimeve përfitojnë nga ky fakt. Por në të njëjtën kohë edhe vetë klienti mbetet i kënaqur me lehtësinë e shërbimit.
Kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA, ishte e para që ofroi një shërbim të tillë ndërsa sot të gjitha produktet e saj, mbi 50, mund të blihen dhe porositen Online.
Sipas statistikave të brëndshme të kompanisë, shitjet online të siguracioneve kanë një rritje drastike për shkak edhe të benefiteve.
Benefitet e blerjes online të sigurimit:
1- Komoditet
Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.
2 – Pagesa të shpejta dhe të sigurta
Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.
3 – Asistencë 24 orë
Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platofrmës së blerjeve Online, SIGAL UNIQA ofron asistencë 24 orë me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të procedurës.
4 – Më Lirë
Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve online janë përfitimet monetare që sjell për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej.
5 – Mbrojtje e mjedisit
Mungesa e konsumit të letrës do të thotë një mjedis më i paster, më i shëndetshëm që i shërben të ardhmes.
BLINI ONLINE ÇDO SIGURACION VETËM ME DISA KLIKIME KËTU
Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në Whatsapp: +355 68 606 2829
Ose dërgoni një e-mail në: [email protected]
LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024