14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracionet e makinës për të hyrë në Shqipëri e për të dalë...

Siguracionet e makinës për të hyrë në Shqipëri e për të dalë prej saj, ja kompania më e besuar në treg

Nënçmimi i fortë euros në raport me lekun ka lehtësuar kostot e shqiptarëve për udhëtimet jashtë kufijve, gjë që është reflektuar edhe te sigurimet e mjeteve që dalin nga territori shqiptar.

Për periudhën janar qershor të këtij viti, është rritur me më shumë se 50% numri i kontratave të siguracionit “Kartonit Jeshil”, i detyrueshëm për çdo mjet që del jashtë nga territori shqiptar.

Kjo vihet re nga të dhënat e raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi treguesit e tregut të sigurimeve në vend për gjysmën e parë të këtij viti.

Produkti “Karton Jeshil” në muajin janar-qershor 2023 pati një rritje prej 5.52% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua nga një rritje te numrit të kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kompania e sigurimeve që kryeson tregun edhe në këtë klasë sigurimi është SIGAL UNIQA Group Austria.

LEXO EDHE: Siguracioni “Karton Jeshil”/ Aventurat dhe udhëtimet e tij jashtë Shqipërisë, Juli ia beson SIGAL UNIQA-s

Sa i përket siguracionit “Sigurim Kufitar”, në periudhën janar-qershor 2023, pati një rritje 7.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-qershor 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.43%.

Edhe në këtë klasë sigurimi, mes 8 kompanive në treg, SIGAL UNIQA rënditet e para.

LEXO EDHE: Mbi 5,2 miliardë lekë dëme të paguara në 6 muaj/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në sigurimet motorike

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat