33.5 C
Tirana
Thursday, August 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracion jete të kombinuar në SIGAL? Dokumentacioni që duhet për të përfituar...

Siguracion jete të kombinuar në SIGAL? Dokumentacioni që duhet për të përfituar vlerën e dëmit në rast paaftësie të përkohshme

Nëse një mbajtës i kontratës së sigurimit të jetës, i kombinuar, në SIGAL, pëson një aksident dhe si pasojë e këtij aksidenti i shkaktohet një paaftësi e përkohshme, cilat janë dokumentet që duhet të përgatisë në mënyrë që të përfitojë sa më shpejt dhe sa më drejt vlerën e dëmit?

Për paaftësi të përkohshme si rrjedhojë e një aksidenti dokumenti i parë që duhet është kopja e dokumentit të identitetit e personit përfitues.

Dokumenti i dytë që nevojitet, nëse Policia është përfshirë në ngjarje, është procesverbali i policisë.

Me shumë rëndësi për dosjen është vërtetimi nga Prokuria lidhur me ngjarjen

Po ashtu, epikriza mjekësore te leshuar nga mjeku specialist qe ka ndjekur dhe kuruar te siguruarin, ku përshkruhet historiku  i dëmit shëndetësor, kopja e kartelës së shtrimit mjekësor si edhe trajtimi i tij mjekësor, rekomandimet, mënyra e trajtimit, çdo informacion i trajtimit mjekësor të rastit.

Dokumenti tjetër që nevojitet është raporti i paaftësisë së përkohshme.

Të dhënat e llogarisë bankare të përfituesit janë me shumë rëndësi, pasi shuma e dëmit do të kalojë përmes llogarisë bankare.

Po ashtu, duhet mbajtur parasysh që për një dosje sa më të plotë, më të besueshme, në mënyrë që procesi i pagesës së dëmit nga siguruesi të ecë sa më shpejtë, i dëmtuari duhet të ketë gatishmërinë të sigurojë dhe dorëzojë edhe dokumenta të tjerë mjekësorë/ligjorë nëse është e nevojshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat