19.5 C
Tirana
Saturday, May 31, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi dhe imobiliarët në fokus: oferta të reja siguruese

Turizmi dhe imobiliarët në fokus: oferta të reja siguruese

SIGAL INSURANCE GROUP, kompania lidere në tregun e sigurimeve në Shqipëri, ka vijuar turin e saj të takimeve me agjenci turistike dhe imobilare në nivel lokal.

Ndalesat më të fundit ishin në qytetet e Elbasanit dhe Durrësit, pas takimeve të mëparshme në Shkodër, Fier dhe Vlorë.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit me agjencitë turistike dhe imobiliare lokale, duke i parë ato si partnerë të rëndësishëm në rrjetin e shitjes së produkteve të sigurimit.

Përfaqësuesit e SIGAL theksuan rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve strategjike me përfitime të ndërsjella, duke ofruar mbështetje konkrete për partnerët përmes trajnimeve në marketing, një platforme digjitale për shitje dhe aksesit në shërbime të integruara nga një pikë e vetme.

Për agjencitë turistike, SIGAL vijon të propozojë një kombinim të zgjuar midis paketave të udhëtimit dhe produkteve të sigurimit si “Shëndet në udhëtim”, “Anullim udhëtimi”, “Vonesa bagazhesh”, “Teleshëndet”, sigurimi i turistëve që vizitojnë vendin, si edhe sigurimi i përgjegjësisë publike për vetë agjencitë.

Këto produkte jo vetëm që rrisin vlerën e ofertave turistike, por gjithashtu ndihmojnë agjencitë të dallohen në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Nga ana tjetër, për agjencitë imobiliare u prezantuan produkte që adresojnë nevojat specifike të klientëve të tyre, si sigurimi i apartamenteve dhe ambienteve të biznesit, sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit dhe ai i përgjegjësisë publike.

Këto produkte sigurojnë mbrojtje më të gjerë për klientët dhe rrisin besueshmërinë dhe profesionalizmin e vetë agjencive.

Njësoj si në takimet e mëparshme, u prezantuan edhe katër produkte ekskluzive të SIGAL, të dizajnuara për të garantuar të ardhura të vazhdueshme për bashkëpunëtorët, si Pensioni Privat, Autososi, Jetë Plus me Përkujdesje dhe Jetë Plus me Dëmshpërblim.

Në takimet me agjencitë lokale, përherë paraqet interes të veçantë bashkëpunimi me vilat turistike të SIGAL në Pogradec, Korçë dhe Berat, si dhe me resortin VALBONA.

Turi i prezantimeve do të vijojë edhe në qytete të tjera në javët në vijim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat