Mbyllet edicioni i tretë i “KOSMOS Tirana Music Festival”.
Në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Liceun “Jordan Misja”, “Kosmos Tirana Music Festival” orgsnizoi masterklase dhe workshope orkestrale për muzikantët e ri shqiptarë.
Gjithçka nisi më 26 deri dhe u mbyll mbrëmjen e djeshme ku në 4 koncerte të ndryshme 10 artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhuruan emocione të shumta për artdashësit në Tiranë.
Një event që i dhuroi gjallëri jetës kulturore në Tiranë ku nuk mund të mungonte kompania më madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria.
“SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që mbështeti këtë ngjarje të rëndësishme, duke i dhënë artit dhe muzikës rëndësinë e merituar.
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj eksperience të mrekullueshme”, shkruan SIGAL UNIQA në rrjetet e saj sociale.
SIGAL UNIQA, gjithmonë pranë Artit dhe Kulturës
Prej mbi 25 vjetësh në treg tashmë, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësisë sociale teksa ka qenë mbështetëse e shumë aktiviteteve, në fusha të ndryshme.
Pikërisht në kuadër të Përgjegjësisë Sociale ndaj Komunitetit dhe nën moton “jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria, në vitin 2009 ngriti Klubin e Artit dhe Kulturës.
Në këtë klub janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.
Duke besuar se arti në përgjithësi dhe muzika në veçanti lumturon njerëzit duke shtuar shpresën tek ta, prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA”, e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë dhe një dirigjent.
Orkestra u ngrit nën idenë e themeluesit dhe drejtuesit të kompanisë, z. Avni Ponari ndërsa prej vitit 2013 ka dhënë me qindra koncerte në thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Pogradec, Butrint, Shkodër, Lezhë, Valbonë etj, në Kosovë, rajon etj.
Grupi “SIGAL UNIQA”
Me 1,5 milionë klientë Grupi “SIGAL UNIQA” operon me sukses në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj, nga të cilat 6 janë kompani të sigurimit të jetës dhe jo-jetës; 1 shoqëri risigurimi (e vetmja në rajon) dhe 1 fond pensioni privat.
Një grup rajonal sigurimesh, që ka treguar se pavarësisht viteve që kalojnë puna dhe idetë e themeluesve të saj mbeten edhe sot, pas 25 vitesh, inovative dhe të suksesshme.
SIGAL UNIQA, jetojmë më mirë së bashku