0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/...

SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/ Më e besuara dhe ajo që dëmshpërblen më shumë

Autoriteti i Mbikqyrjes  Financiare (AMF) publikoi ditën e djeshme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2022.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nentor 2022 kapën vlerën 18,394 milionë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2022, vijon raporti, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221  me një rritje prej 13.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu vijon të jetë i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.86%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania me market-share më të lartë dhe ajo që paguan më shumë dëme tek klientët.

Shifra këto që tregojnë besimin e vazhdueshëm të qytetarëve te SIGAL UNIQA dhe produktet që ajo ofron.

Ndarja e tregut

Dëmet e paguara

 

Shërbimi në kohë dhe profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe novacioni që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej shumë arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

SIGAL-it i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë kompania është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve.

SIGAL UNIQA përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Pas suksesit të saj qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat