20.5 C
Tirana
Wednesday, November 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UGA ruan lidershipin në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë

SIGAL UGA ruan lidershipin në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë

SIGAL UGA, pjesë e familjes SIGAL Insurance Group, ruan lidershipin në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë.

Këtë e dëshmojnë të dhënat zyrtare të raportit të BQK-së për periudhën 9-mujore të tregut të sigurimeve të Kosovës. Në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë, ku veprojnë gjithsej 12 kompani sigurimi, SIGAL UGA konfirmon edhe një herë pozicionin e saj si lider i tregut.

Vetëm pak ditë pas kremtimit të 22-vjetorit të pranisë në tregun kosovar, të dhënat e raportit 9-mujor të vitit 2025 e konfirmojnë kompaninë si më të madhen në sektor, me një pjesë tregu prej 14.45%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pjesa e tregut të SIGAL UGA është rritur me 0.3 pikë përqindje, ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto ka shënuar një rritje prej 7.8%.

Konkretisht, në periudhën janar-shtator 2024 kompania regjistronte 17,180,660 euro prime bruto, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2025 kjo vlerë arriti në 18,520,924 euro, pra 1,340,264 euro më shumë.

Këto rezultate e vendosin SIGAL UGA në krye të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës në Kosovë, duke dëshmuar qëndrueshmëri, rritje të vazhdueshme dhe besueshmëri të lartë tek klientët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat