16.5 C
Tirana
Wednesday, February 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigal Pension, bilancet e sukseseve të 20-vjetorit. Ceo i Sigal: Fondi do...

Sigal Pension, bilancet e sukseseve të 20-vjetorit. Ceo i Sigal: Fondi do të jetojë më shumë se 100 e 200 vjet

Fondi i Pensioneve SIGAL këtë muaj shënoi 20-vjetorin e aktivitetit të tij si fond, 15 vitet e fundit të të të cilit si Fond i Pensioneve private SIGAL. Pas hyrjes së SIGAL në vitin 2011, fondet e administruara janë 20-fishuar, kurba e kthimit të investimit ka qenë eksponencialisht rritëse nga viti në vit dhe sot janë mbi 40 milionë euro asete në administrim dhe të shumta janë arsyet pse Fondi i Pensioneve SIGAL, pjesë e SIGAL INSURANCE GROUP, të festojë. Me rastin e 20-vjetorit, këtë javë u publikua edhe një minidokumentar, që mund ta gjeni në krye të këtij shkrimi.

CEO i SIGAL Insurance Group, Avni Ponari theksoi se krijimi i Fondit të Pensioneve SIGAL ishte një nismë që lindi në një realitet ekonomik ende të brishtë, ku bizneset financiare dhe vetë koncepti i pensioneve private ishin pak të njohura. Ai e përshkroi këtë rrugëtim si një përpjekje vizionare për të ndërtuar një instrument kursimi afatgjatë, që u jep qytetarëve mundësinë të sigurojnë një pension suplementar përkrah atij shtetëror, duke nënvizuar se zhvillimi i kolonave të tjera të pensioneve mbetet një domosdoshmëri për të ardhmen financiare të shqiptarëve.

Dëshmia në vetë të parë e muzikantit Shkëlqim Arizi është prova më e mirë se, t’ia besosh kursimet një fondi pensionesh, është vendimmarrja më e zgjuar. Ai dëshmoi se, megjithë skepticizmin e kohës, kontributet mujore të përshtatura me mundësitë e tij financiare rezultuan një zgjedhje e drejtë, që sot i siguron një pension të dytë dhe më shumë qetësi për të shijuar jetën në moshën e tretë.

Z. Naim Hasa, këshilltari i Përgjithshëm i SIGAL Pension, u ndal te rëndësia sistemike e fondeve private të pensioneve, duke i konsideruar ato një zgjidhje reale për sfidat e sistemit publik dhe për rritjen e mirëqenies së individëve në pleqëri.

Zëvendësdrejtori i SIGAL, z. Edmond Koçi radhiti format praktike të investimit në fond, duke veçuar kontributet mujore si mënyrën më të qëndrueshme për ndërtimin e një pensioni privat, por edhe kombinimin e tyre me pagesa të menjëhershme për ata që kanë më pak kohë në dispozicion. Ai nënvizoi fleksibilitetin e skemës për individë, prindër dhe kompani, si dhe përfitimet fiskale që e bëjnë fondin një instrument të dobishëm jo vetëm për kursim personal, por edhe për politikat motivuese të punëdhënësve.

Në përmbyllje të dokumentarit, mesazhi për të ardhmen u sintetizua në urimin e CEO-s së SIGAL, z. Avni Ponarit:

“Ju uroj edhe një herë stafit të Fondit të Pensioneve dhe të gjithë anëtarëve të fondit suksese dhe festofshi, ashtu si në gjithë Evropën, 100-, 200- apo 300-vjetorin e ardhshëm.”

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat