Forca paguese e dëmeve në tregun e sigurimeve është një nga indikatorët më të rëndësishëm për të vlerësuar aftësinë reale të një shoqërie sigurimi për të përballuar dhe paguar dëmet ndaj klientëve.
Përpikëria dhe përgjegjshmëria e saj maten përmes shifrash.
Në thelb, forca paguese dhe pagesat tregojnë se sa e qëndrueshme financiarisht është një sigurues dhe sa i besueshëm është në momentin kritik: kur ndodh dëmi.
SIGAL IG në tregun e sigurimeve të jojetës, që në Shqipëri zë mbi 90% të vëllimit, paguan më shumë se 1 në 4 dëme në një treg me 8 operatorë.
Përkatësisht, sipas raportit të AMF për vitin 2025, periudha janar-dhjetor 2025, SIGAL IG pagoi 20,263 raste dëmesh (shifra me e lartë në treg), në shifrën 2,001,800,000 Lekë (më e larta në treg), ose afërsisht 20.71 milionë euro.
25.38%, më shumë se sa 1 në 4 dëme, në sigurimet e jojetës, paguhen nga SIGAL IG




