Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) publikoi raportin mujor për dhjetor 2025 në sigurimet jetë dhe jojetë. Më herët pati publikuar edhe muajin nëntor dhe tetor dhe 9-mujorin janar-shtator 2025.
Nga të dhënat paraprake, në total, rezulton që SIGAL ka paguar gjithsej 103.9 milionë denarë maqedonë në dëme nga sigurimet e jetës në Maqedoninë e Veriut, duke përbërë 8.51% të totalit të dëmeve të paguara nga industria e sigurimeve maqedone për këtë segment.
Në vlerë financiare, pagesat e SIGAL përkthehen në rreth 161 milionë lekë shqiptare ose 1.66 milionë euro, duke reflektuar një peshë të konsiderueshme në tregun maqedonas të sigurimeve të jetës.
Totali i dëmeve të paguara nga i gjithë tregu arrin në mbi 1.22 miliardë denarë maqedonë, çka e pozicionon SIGAL si një nga aktorët relevantë në këtë sektor financiar në Maqedoninë e Veriut.




