20.5 C
Tirana
Wednesday, October 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSIGAL paguan 30.53% të dëmeve në sigurimet e Jetës në Kosovë

SIGAL paguan 30.53% të dëmeve në sigurimet e Jetës në Kosovë

SIGAL Kosova Life, pjesë e SIGAL Insurance Group, në raportin 8-mujor të Bankës Qendrore të Kosovës për 8-mujorin e parë të vitit 2025, janar-gusht, rezulton të ketë paguar 30.53% të dëmeve në tregun e sigurimeve të Jetës.

T’u gjendurit me korrektesë dhe përpikmëri në çastet më kritike për individë, biznese dhe familje e ka shpërblyer kompaninë me një zgjerim të dukshëm të tregut.

19.79% është rritja e SIGAL Life Kosovës në raport me periudhën 8-mujore të një viti më parë sa u takon primeve të shkruara bruto.

414,929 euro pagoi SIGAL LIFE KOSOVA në 8-mujorin e parë të këtij viti, për dëme të ndryshme në sigurimet e Jetës.

Krahasuar me 168,158 euro të paguara si dëme në sigurimet e jetës një vit më parë, në shifra absolute e dhëna shënon një rritje prej 146.75% në pagesë dëmi.

44 janë përfituesit kryesorë të këtij viti, nga 32 që ishin një vit më parë.

2,396,972 prime të shkruara bruto për periudhën janar-gusht 2025, krahasuar me 2,000,941 të së njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

SIGAL LIFE KOSOVA, pjesë e SIGAL Insurance Group, reflekton më së miri filozofinë e të qenit pjesë e kompanisë më të madhe dhe më të besuar të sigurimeve në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat