SIGAL mori pjesë në Panairin e Punës dhe të Karrierës të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
Ky panair synonte afrimin e studentëve dhe të diplomuarve me tregun e punës dhe mundësitë reale të zhvillimit të tyre profesional.
Pjesëmarrja e SIGAL në këtë panair kishte në fokus ndërtimin e urave të komunikimit me brezin e ri të profesionistëve.
Po ashtu synonte orientimin e tyre drejt një karriere të qëndrueshme në sektorin e sigurimeve, financave dhe jo vetëm, si edhe nxitjen e ndërgjegjes siguruese.
Gjatë aktivitetit përfaqësuesit e kompanisë SIGAL zhvilluan takime të drejtpërdrejta me të rinj nga fusha të ndryshme të studimit dhe ndanë me ta informacione të vlefshme mbi mundësitë që SIGAL ofron në të gjithë Shqipërinë.
SIGAL i njohu të rinjtë me mundësitë e punësimit në sektorin e sigurimeve, trajnimet profesionale, programet e praktikës dhe internship-et, që u mundësojnë studentëve një përfshirje aktive në jetën e kompanisë dhe në tregun e sigurimeve.
Në kuadër të rritjes së ndërgjegjes siguruese, përfaqësuesit e kompanisë më të madhe në vend në tregun e sigurimeve u ndalën edhe te rëndësia që sigurimi ka në secilin prej drejtimeve profesionale, që të rinjtë do të ndërmerrnin në të ardhmen e tyre.
Përmes këtij angazhimi, kompania konfirmon në mënyrë të përsëritur përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të talenteve të reja dhe integrimit të tyre në tregun e punës.