“Giro d’Italia” është një nga garat më të rëndësishme dhe më prestigjioze të çiklizmit në nivel botëror.
Në periudha të caktuara, për rrethana të ndryshme, ka dalë edhe në majë si kryegara botërore e çiklizmit.
Gjithnjë ka bashkëndarë fronin me Turin e Francës dhe Vueltën spanjolle.
Kjo garë mori jetë në vitin 1909 nga gazetarët italianë Tulo Morganji, Euxhenio Kamilo Kostamanja dhe Armando Kunjeti.
Në themel të saj qëndronte frymëzimi nga modeli i “Tour de France” dhe dëshira për t’i dhënë qendrën e vëmendjes së publikut sportdashës italian, gazetës historike “La Gazzetta dello Sport”.
Kjo shpjegon se pse sot, tipari dallues i pjesëmarrësve, është kolori i njëjtë me atë të gazetës italiane: roza.
Prej vitit 1909 xhiroja e çiklizmit është zhvilluar çdo vit, me përjashtim të luftërave botërore dhe është bërë pjesë e kalendarit zyrtar të UCI World Tour.
Historikisht gara ka tërhequr disa nga çiklistët dhe biçikletat më të mira në botë.
Fati e solli që në tre pika gjeografike të Shqipërisë, të organizohen tre fazat e para të etapës së parë.
Për tre ditë të muajit maj, muaj kur historikisht kjo xhiro është organizuar, rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura me kureshtarë, sportdashës, amatorë të çiklizmit, turistë dhe përplot biçikleta e çiklistë të njohur ndërkombëtarisht.
Në këtë organizim të niveleve më sipërore të sportit botëror, nuk kishte se si të mungonte SIGAL, lider i tregut të sigurimeve në vend.
SIGAL është tashmë i kudogjendur në mbështetjen e aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare,që e lartësojnë me përvojë dhe imazh paraqitjen e vendit dhe të sportit shqiptar në mediat botërore.
Si një mënyrë për t’i kujtuar publikut lidershipin e plotë të kompanisë në tregun e sigurimeve e veçmas te produktet e shëndetit, SIGAL bëhet pjesë e ritmit të kampionëve të dyrrotakëve dhe sponsorizon fazat e etapës së parë në Shqipëri.
SIGAL mbështet fazat e para shqiptare të etapës së parë dhe u kujton klientëve se shëndeti, e veçanërisht sigurimi nga aksidentet sportive i jep pushtet të pakufijshëm pasionit për çdolloj sporti.
Me ritmin e kampionëve të çiklizmit dhe me sigurinë e kampionëve të sigurimeve, pasioni për sport mund të marrë pushtet të plotë.