20.5 C
Tirana
Wednesday, November 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Life Kosova dyfishon vlerën e dëmeve të paguara gjatë vitit 2025

SIGAL Life Kosova dyfishon vlerën e dëmeve të paguara gjatë vitit 2025

Ecuria pozitive e SIGAL Life Kosova reflektohet edhe në treguesin e dëmshpërblimeve, ku kompania ka vijuar të forcojë ndjeshëm pozicionin e saj në tregun e sigurimeve të jetës.
Gjatë periudhës janar-shtator 2025, SIGAL Life Kosova ka rritur me 30.56% numrin e rasteve të dëmshpërblimeve, duke kaluar nga 36 raste të paguara në të njëjtën periudhë të vitit 2024 në 47 raste këtë vit, pra 11 raste më shumë.

Në vlerë, dëmet e paguara kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 105.10%, duke arritur në 455,129 euro nga 221,910 euro që ishin një vit më parë. Ky tregues tregon jo vetëm zgjerimin e aktivitetit, por edhe aftësinë financiare dhe angazhimin e kompanisë për të përmbushur detyrimet ndaj klientëve në kohë dhe me korrektësi.

Në raport me tregun, pjesa e SIGAL Life Kosova në totalin e dëmshpërblimeve është rritur me 9.23 pikë përqindje. Kompania paguan 31.33% të totalit të dëmeve në sigurimet e jetës, nga 22.1% që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e aftësive dëmpaguese për t’iu gjendur sa më pranë klientëve dhe familjeve të tyre në momentet e tyre më të vështira, dëshmojnë se kompania ka konsoliduar më tej pozitën e saj si lider në sigurimet e jetës dhe vijon të dëshmojë besueshmërinë dhe stabilitetin e saj financiar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat