SIGAL Kosova, sipas raportit zyrtar të BQK për periudhën janar-nëntor, përgjatë 11 muajve, në tregun me 10 kompani, radhitet e para për nga pjesa në treg, me 14.08% të vëllimit të primeve të shkruara bruto në sigurimet e jojetës.
Në këtë treg, SIGAL Kosova u rrit me 6.89% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Konkretisht, vëllimi total i primeve të shkruara bruto të SIGAL Kosovës në sigurimet e jojetës është 21,683,933 euro në 11 muajt e parë të vitit 2025.

SIGAL Kosova, në drejtim të pagesës së dëmeve, ka paguar 56.6% dëme më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Konkretisht, 25,773 raste dëmesh u paguan me 11,279,512 euro, krahasuar me 24,049 raste që u paguan me 7,202,712 euro të njëjtën periudhë të një viti më parë.
14.59% të dëmeve të tregut të sigurimeve të jojetës në Kosovë i paguan SIGAL Kosova.





