Sipas raportit zyrtar të Bankës Qendrore të Kosovës, në industrinë e sigurimeve të Kosovës me 12 kompani operuese në jojetë dhe 2 në sigurimet e jetës, SIGAL, paguan 15.01% të dëmeve totale.
Përkatësisht, SIGAL KOSOVA paguan thuajse 1 në 3 dëme të jetës, 31.1%, ose 598,821 euro dëmshpërblime në sigurimet e jetës, nga 1,925,469 euro që pagoi e gjithë industria.
Në sigurimet e jojetës, SIGAL KOSOVA pagoi 14.63% të dëmeve totale, ose 12,384,416 euro përgjatë vitit 2025. Industria e sigurimeve të jojetës, në total, pagoi 84,623,379 euro.
12,983,885 euro pagoi në jetë dhe jojetë SIGAL, si dëmshpërblime në tregun e sigurimeve të Kosovës.
15.01% të dëmeve totale, jetë dhe jojetë të marrë së bashku, në një treg me 12 operatorë, në Kosovë i paguan SIGAL KOSOVA.
Kjo shifër ruan fuqinë paguese dhe korrektesën që SIGAL ka me klientët e saj edhe në Shqipëri, ku paguan 26.02% të dëmeve totale dhe në Maqedoni të Veriut, ku paguan 10.92% të dëmeve totale të tregut.




