Drejtuesit e të dy degëve të SIGAL Insurance Group në Shkodër, z. Paulin Marshi dhe z. Ergys Brahimi, i dorëzuan fituesit lojës promocionale “Pashkë me Vllazninë” dhuratën nga SIGAL.
SIGAL dhuroi tre llogari të produktit “Jetë me Kursim”, me një kontribut prej 100,000 Lekësh për secilin nga fëmijët. Shuma u parapagua nga SIGAL Insurance Group. Po ashtu u dhurua edhe sigurim jete për të dy prindërit dhe pesë karta me ulje 30% në spitalet e rrjetit të SIGAL për të pesë anëtarët e familjes.
“Jetë me Kursim” është një produkt që kombinon sigurimin e jetës me kursimin për të ardhmen e fëmijëve. Familjarët projektojnë shumën që dëshirojnë të arrijnë në një periudhë të caktuar dhe kontribuojnë çdo vit me një shumë të paracaktuar, e cila shërben njëkohësisht edhe si prim i sigurimit të jetës. Nëse prindi i siguruar humb jetën, shuma e përcaktuar i kalon drejtpërdrejt fëmijës si dëmshpërblim, në kuadër të sigurimit të jetës.
Vllaznia Shkodër dhe SIGAL Insurance Group, “Pashkë me Vllazninë” e kanë vetëm njerin nga projektet e tyre të përbashkëta. SIGAL e kupton qartë peshën e përgjegjësisë sociale dhe rolin që Vllaznia luan në komunitetin e sportdashësve të saj dhe në sportin shqiptar në tërësi.




