15.5 C
Tirana
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL FOND PENSIONI, partner për kujdes prindëror strategjik

SIGAL FOND PENSIONI, partner për kujdes prindëror strategjik

Mënyrat për ta shprehur kujdesin prindëror janë të pafundme.

Ky kujdes, me pak zgjuarsi, mund të marrë edhe formë financiare dhe të sjellë përfitime të sigurta për të ardhmen e fëmijës. SIGAL FOND PENSIONI mund të jetë partneri i duhur për një strategji të mençur dhe fitimprurëse gjatë prindërimit, duke i paraprirë shmangies së vështirësive në dy momentet më kyçe të jetës së fëmijës tuaj: 18-vjetori dhe dalja në pension.

Si funksionon? Që në ditën e parë të jetës së fëmijës, mund të depozitoni 100 euro në muaj në llogarinë e fëmijës në SIGAL FOND PENSIONI.

Për 12 muaj në vit, gjatë 18 viteve, pas 216 muajsh, aritmetikisht do të grumbullohen 21,600 euro.

Me SIGAL Invest llogaria nuk është thjesht marrëdhënie aritmetike, por kreykëput strategjike.

E mbledhur dhe investuar me kujdes, kjo shumë nuk bëhet 21,600 euro… por 31,500 euro në moshën 18-vjeçare.

Rreth 10 mijë euro janë përfitime nga interesat.

Shumën e parave, në 18-vjetorin e tij, fëmija mund t’i përdorë për studime, udhëtime, përvoja apo investime të para. Mundet që t’i tërheqë të gjitha: 31.5 mijë euro. Por ka edhe një mundësi të dytë, shumë më të zgjuar.

Nëse tërhiqni vetëm 10,000 euro, përfitimet nga interesat, pjesa tjetër mund të qëndrojë e investuar deri në moshën e pensionit.  Kjo do t’i garantonte rreth 87,000 euro në moshën e tretë, ose të paktën 650 euro pension mujor. Në fakt, superpension vlen të saktësohet.

Me SIGAL Invest, STRATEGJIKISHT, mund të jeni një super prind për të ardhmen financiare të femijës tuaj, t’i garantoni atij investimet dhe pasionet e moshës 18-vjeçare dhe sigurinë e moshës së tretë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat