19.5 C
Tirana
Tuesday, October 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Insurance Group nis turin informues me bashkitë: Tepelena ndalesa e parë...

SIGAL Insurance Group nis turin informues me bashkitë: Tepelena ndalesa e parë për një komunitet më të sigurt

Në kuadër të turit informues, që SIGAL Insurance Group po zhvillon me bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të bashkisë dhe qytetarë të interesuar dje u mbajt në Tepelenë një takim me qytetarët.

Takimi u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Mustafa Matohiti”, ku u prezantuan paketat e sigurimeve të integruara që synojnë forcimin e mbrojtjes dhe mbështetjes sociale në komunitet.

Gjatë takimit u diskutua mbi produkte të ndryshme të sigurimit, që SIGAL i ofron e që për qytetarët e Tepelenës ishin shumë ndihmuese: u fol për sigurimin e jetës dhe shëndetit, për sigurimet motorike vullnetare si KASKO, MINIKASKO dhe AUTOSOS, sigurimin e pasurisë nga rreziqe si zjarri, përmbytjet e tërmetet, sigurimin e përgjegjësisë civile, si dhe programin SIM, që ofron ndihmë për familjet në nevojë.

Veçanërisht SIM-i, (Social Insurance by the Municipality) mori shumë vëmendje dhe ngjalli interes edhe për shkak të faktit se është një produkt novator, ndihmon shtresat në nevojë dhe përfshin pushtetin lokal në një bashkëpunim konkret.

Ky është një produkt i ri i SIGAL Insurance Group, që ofron sigurimin e banesave nga zjarri, përmbytja dhe tërmeti për shtresat vulnerabël të komunitetit, nëpërmjet bashkive dhe institucioneve vendore. Ai synon të forcojë solidaritetin social dhe të garantojë mbrojtje financiare për familjet në nevojë në rast fatkeqësish natyrore, duke promovuar njëkohësisht ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurimit të pasurisë.

Me SIM prona sigurohet për vetëm 15 euro dhe mbulimi i demit shkon deri në 10 mijë euro nëse është me certifikatë legalizimi, me 5 mijë euro nëse është mbi 3 muaj në proces legalizimi dhe nëse është vetëm me saktësim adrese, dëmi mbulohet deri në 1-2 mijë euro.

Ky produkt i dedikuar për familjet në nevojë, i lidhur ngushtë me bashkitë e vendit, përveçse forcon partneritetin mes pushtetit lokal dhe kompanisë së sigurimeve, përmbush drejtpërdrejtë misionin e vetë kompanive të sigurimit, rritjen e sigurisë financiare të qytetarëve,

Iniciativa e SIGAL synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e sigurimeve dhe krijimin e një komuniteti më të sigurt. Kjo nismë synon të bëjë një tur të plotë në të gjitha bashkitë e vendit, të cilave u është dërguar ftesa për të fiksuar takim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat