27.5 C
Tirana
Monday, September 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSIGAL Insurance Group në Monte Karlo për takimet vjetore të Risiguruesve

SIGAL Insurance Group në Monte Karlo për takimet vjetore të Risiguruesve

Sigal Insurance Group, i përfaqësuar nga CEO, z. Avni Ponari dhe një sërë drejtues të lartë të grupit, mori pjesë në takimet vjetore me risiguruesit dhe brokerat në Monte Karlo, një ngjarje kyçe në kalendarin e risigurimeve me mbi 60 vjet histori.

Ky event, i njohur si Rendez-Vous de Septembre (RVS), mbledh risiguruesit, brokerat dhe klientët e tyre në Principatën e Monakos.

Pjesëmarrja e SIGAL në këtë forum është një mundësi e rëndësishme për të forcuar partneritetet ekzistuese dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me liderët më të mirë të industrisë së sigurimeve.

Drejtuesit, ekzekutivët, nënshkruesit, brokerat, blerësit, ofruesit e kapitalit të riskut dhe ofruesit e shërbimeve të industrisë diskutuan strategjitë e tyre dhe pozicionimin për sezonin e ardhshëm të rinovimeve.

Qëllimi i SIGAL është i qartë: të sjellë ekspertizën dhe mbështetjen globale në shërbim të mbrojtjes së klientëve, duke garantuar siguri dhe besueshmëri në çdo hap.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat