12.5 C
Tirana
Thursday, October 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Insurance Group, në krye për korrektesën dhe pagesat në kohë rekord

SIGAL Insurance Group, në krye për korrektesën dhe pagesat në kohë rekord

SIGAL Insurance Group ka paguar 22.67% të dëmeve totale në sigurimet e jojetës dhe 42.25% të dëmeve totale në sigurimet e jetës tregun shqiptar të sigurimeve, duke ruajtur pozicionin lider në gjendshmërinë pranë klientëve.

Shifrat zyrtare kanë për burim raportin 8-mujor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Gjatë periudhës janar–gusht 2025, SIGAL Insurance Group ka paguar gjithsej 13,361 dëme (në sigurimet e jetës dhe jojetës të marra së bashku) me një vlerë totale prej 1.226 miliardë Lekësh (afërsisht 12.7 mln euro), duke dëshmuar sërish se mbetet kompania më e madhe dhe më korrekte në tregun shqiptar të sigurimeve.

Vetëm në sigurimet e jojetës, SIGAL ka paguar 13,229 dëme me vlerë 1.130 miliardë Lekë, ndërsa në sigurimet e jetës janë shlyer 132 dëme me vlerë 96.511.000 Lekë.

Në të dy segmentet, SIGAL Insurance Group është dalluar për mënyrën e shpejtë dhe transparente të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim, konform kontratave dhe ligjeve në fuqi.

Kompania vepron jo vetëm brenda afateve të parashikuara në kontratat e sigurimit, por pagesat kryhen në kohë rekord, më shpejt se sa kushdo tjetër në rajon.

Sapo klienti dorëzon dokumentacionin e plotë, procesi i vlerësimit dhe i përgjigjes nuk zgjat më shumë se shtatë ditë pune, duke mundësuar që dëmshpërblimi të kryhet menjëherë pas konfirmimit. Kjo tregon korrektesën dhe efikasitetin e një kompanie që prej 28 vitesh gëzon stabilitet, besueshmëri dhe përkushtim ndaj klientëve të saj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe Kosovë e Maqedoni të Veriut.

SIGAL Insurance Group mbetet i pari, jo vetëm në shifra, por edhe në shërbimin korrekt dhe besnikërinë ndaj klientëve, duke qenë përherë falënderues e mirënjohës ndaj atyre që u besojnë. Kjo korrektesë dhe besueshmëri është shpërblyer me zgjerim të tregut në 31.38% në sigurimet e Jetës dhe 25.34% të sigurimeve të Jojetës, duke patur 26% të tregut total të sigurimeve në vend.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat