5.5 C
Tirana
Wednesday, December 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Insurance Group ndërton siguri përmes diversifikimit të portofolit

SIGAL Insurance Group ndërton siguri përmes diversifikimit të portofolit

Në tregun shqiptar, me tendenca pak më të lehta në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, vërehet prirja në nivel tregu, që në gjuhë popullore mund të quhej TPL-izim i këtij tregu.

Kjo nënkupton se TPL merr peshën kryesore të tregut, kompanitë i dedikohen vetëm ofertave në TPL, konkurrencës në çmim duke lëshuar në drejtim të cilësisë dhe diversifikimit të ofertave në raport me nevojat.

Për tregun në tërësi TPL-izimi nënkupton se sigurimet e detyrueshme rrezikojnë të zënë frymën e të gjitha produkteve vullnetare dhe kjo ul investimet e tregut për më shumë oferta siguruese, që nënkupton më pak instrumenta mbrojtës në treg për klientin shqiptar.

Nevojat e tij, i gjendur përballë risqeve që shtohen janë në rritje; ndërsa tregu vetëparalizohet në ofertë.

Kjo prirje nuk vlen për të gjithë rastet. Disa kompani të konsoliduara në treg, si rasti i qartë i Sigal Insurance Group, përmes shifrash, dëshmojnë një prirje të ndryshme: diversifikimin e portofolit të sigurimeve.

SIGAL Insurance Group, në Kosovë, mbi 56% të siguracioneve të Jo-Jetës i ka sigurime vullnetare dhe vetëm 44% i ka si siguracione të detyrueshme, duke qenë kompania me përqindjen më të lartë të tregut në këtë tregues.

Të dhënat burojnë nga raporti zyrtar i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Përqindje shumë të lartë, me rritje të fortë e vazhdueshme nga e njëjta periudhë e një viti më parë, kompania paraqet edhe në tregun shqiptar ku shënon 43.25% të sigurimeve vullnetare në JoJetë, kur mesatarja e të gjithë tregut është vetëm 32.27%.

Prirja ruhet e tillë edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Këto të dhëna dëshmojnë qartë se SIGAL Insurance Group, përveçse paraqitet në shifra si shoqëria më e madhe në rajon, ajo sjell edhe portofolin më të diversifikuar në këto tre shtete: Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe të Kosovës.

Portofoli i produkteve vullnetare të SIGAL IG është mjaft i pasur dhe i përputhshëm me ofertat më të mira në perëndim.

Sigurimet e plota të automjeteve janë KASKO, MINIKASKO, Autosos, TPL Plus, REA.

Sigurimet e marinës përfshijnë sigurimi i mallrave në transport, i mjeteve të vogla lundruese, i jahteve kasko hull, i përgjegjësisë së transportuesit.

Sigurimet e pronave dhe pasurive: të shtëpive dhe paketat e dedikuara të biznesit: për SME dhe koorporata, sigurimi i të gjitha përgjegjësive, nga ato inxhinierike, profesionale, civile, të fqinjit, te agrikultura.

Sigurimet e plota të shëndetit: me tre nivele kartash shëndeti, dy produkte dedikuara për sëmundjet e rënda: Jetë Plus dhe Jetë Plus me Cash, karta check up-i, shëndet në udhëtim, teleshëndet, shtuar edhe sigurimet e jetës dhe pensionet private e bëjnë SIGAL IG ofruesin e instrumenteve financiare më të besueshme dhe me të diversifikuar në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat