25.5 C
Tirana
Thursday, September 11, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSIGAL Insurance Group konfirmohet si kompania më e besuar edhe në Kosovë

SIGAL Insurance Group konfirmohet si kompania më e besuar edhe në Kosovë

BQK, Banka Qendrore e Kosovës, publikoi pak ditë më parë raportin 7-mujor të tregut të sigurimeve në Kosovë.

Ajo që u kuptua nga ky raport është se, si në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, SIGAL Insurance Group konfirmohet si kompania më e madhe dhe më e besuar e rajonit edhe në Republikën e Kosovës.

Pasqyra shifrore e kompanisë në 7 muajt e parë të vitit, duke rritur me 19.23% vëllimin e kontratave të sigurimeve të jetës dhe me 8.37% vëllimin e kontratave të sigurimeve të jojetës në tregun e sigurimeve të Republikës së Kosovës, paraqitet pozitive.

Ky zgjerim i tregut, karakteristik edhe për tregjet e tjera ku SIGAL Insurance Group operon, u shoqërua me korrektesën dhe gatishmërinë e kompanisë për të paguar në kohë rekord dhe në përputhje me detyrimet kontratuale dhe ligjet në fuqi dëmet që pësojnë klientët.

Përkatësisht 147.01% dëme, në vlerë monetare, paguan këtë vit më tepër se sa 7-mujorin e parë të vitit të shkuar përsa i takon sigurimeve të jetës, ndërsa paguan po ashtu edhe 74.32% dëme, në vlerë monetare, më tepër përsa u takon sigurimeve të jo-jetës.

Mbi 8.1 milionë euro dëme u paguan qytetarëve të Republikës së Kosovës SIGAL Insurance Group në 7 muajt e parë të vitit 2025, konkretisht SIGAL UGA paguan 7.743.322 euro dëme të jo-jetës dhe SIGAL Kosova Life paguan 364,344 euro dëme të sigurimeve të jetës.

Në 7 muajt e parë të vitit SIGAL vërteton përmes forcës së shembullit, përmes shifrave dhe përtej tyre, se korrektesa, besnikëria dhe besueshmëria ndaj klientëve, e bëjnë kompaninë më të madhe dhe më të besuar në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat