SIGAL INSURANCE Group-i mori pjesë në Women’s Entrepreneurship EXPO 2025 – Satellite Event in Albania, që u zhvillua sot në Piramidën e Tiranës, nën temën frymëzuese “Women Pioneering the Future”.
Ngjarja mblodhi bashkë gra sipërmarrëse, firmëtarë të WEPs (Women’s Empowerment Principles), partnerë nga sektori privat, investitorë, përfaqësues të institucioneve publike si Ministria e Shtetit për Ekonominë dhe Inovacionin, si dhe organizata partnere si Agjencia Start-Up Albania dhe Dhoma Ekonomike e Gruas.

Programi përfshiu workshop-e interaktive, hapësira rrjetëzimi, takime B2B, një “Green Kitchen”, laborator turizmi, një seksion të dedikuar për aksesin në financa dhe një Eco-Fashion Show, duke krijuar një mjedis të gjallë për inovacion dhe bashkëpunim.
Si një ndër anëtarët e çmuar të WEPs, SIGAL INSURANCE GROUP mori pjesë në këtë iniciativë për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave, zhvillimin e qëndrueshëm dhe nxitjen e barazisë gjinore në sipërmarrje.





