Top News Albania paraqiti këtë fundjavë një kronikë televizive sipas të cilës, SIGAL Insurance Group, ia kishte dalë me sukses të balanconte portofolin e sigurimeve, duke i shpëtuar kurthit karakteristik për rajonin: Mbi-TPL-izimit të produkteve të sigurimeve.
“SIGAL INSURANCE GROUP, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, këtë vit, përveçse ka ofertën siguruese më të diversifikuar në rajon, duke i shpëtuar prirjes që njihet si dominanca e siguracioneve të detyrueshme, duke e balancuar ndjeshëm dhe duke u shtrirë me shumë sukses në siguracione të jetës, të shëndetit, në pensione private, në siguracione të marinës, të pronës, të bizneseve, agrobujqësisë dhe të të gjitha përgjegjësive publike dhe profesionale, ka paguar edhe shifrën më të lartë të dëmeve në rajonin Shqipëri–Kosovë–Maqedoni e Veriut“, shprehej TOP NEWS.
Kronika e vinte theksin te fakti që me mbi 40 mijë përfitues konkretë të pagesave të dëmshpërblimeve, SIGAL IG ka paguar 43.1 milionë euro në vit dëme.
“Me portofolin më të diversifikuar në rajon, duke ofruar produkte sigurimi të njëjta me tregun perëndimor, SIGAL dëshmon përmes shifrave në prag të mbylljes së vitit 2025 se është paguesja kryesore e dëmeve për sigurimet e jetës dhe jojetës në të gjithë tregun rajonal.
Procesi i kompensimit nuk është thjesht një procedurë teknike; është një mision social, një tregues i besueshmërisë, profesionalizmit dhe fuqisë së kompanive siguruese. Përmes këtij procesi, njerëzit dhe bizneset rikthehen shpejt në normalitetin financiar të periudhës së përpara dëmit. SIGAL IG, si përmbushje të kontratës me klientët e vet dhe si përgjegjshmëri sociale, ka paguar më shumë se 43.1 milionë euro këtë vit, me mbi 40 mijë përfitues konkretë pagesash.”
Në një përpunim statistikor, në material veçohet se SIGAL IG në Shqipëri, paguan 1 në 4 dëme totale të tregut të sigurimeve, përfshirë gjysmën e dëmeve të jetës dhe një të katërtën e dëmeve të jojetës. Në Kosovë, kompania mbulonte 1 në 3 dëme të sigurimeve të jetës dhe rreth 15% të dëmeve të jojetës, në një treg ku operojnë 13 kompani. Në Maqedoninë e Veriut, SIGAL IG ka paguar në total 14.2 milionë euro dëme. Të gjitha dëshmi, bashkë me faktin e ofertës siguruese më të diversifikuar në rajon dhe me 43.1 milionë euro dëme të paguara, dëshmojnë korrektësinë, fuqinë financiare dhe qëndrimin në lartësinë e besimit të dhënë nga mijëra klientë në rajon.
Kronika theksoi po ashtu faktin se kompania shprehet e bindur që në vitin e ardhshëm, duke vijuar më tej me procesin e personalizimit dhe të diversifikimit të ofertës, pa u ndalur asnjëherë së paguari me të njëjtën përpikëri dëmet në treg, do të arrijë të bëhet edhe më e arritshme për më shumë qytetarë të rajonit, me më shumë lehtësi dhe me më pak sforco financiare.




