7.5 C
Tirana
Saturday, April 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSIGAL-i prezantoi agjencitë më të mëdha turistike në vend me policat e...

SIGAL-i prezantoi agjencitë më të mëdha turistike në vend me policat e lidhura me udhëtimet

Dje, në mjediset e SIGAL-it, në prani të Zëvendësdrejtores së Përgjithshme, znj. Alma Totokoçi, si dhe të drejtuesve të departamenteve të shëndetit, pronës dhe mjeteve motorike në SIGAL, u zhvillua një takim miqësor i karakterit konsultativ, informativ dhe prezantues me përfaqësues të agjencive të udhëtimit dhe të turizmit, më të mëdhatë në vend, mbi mundësinë e ndërlidhjes dhe kombinimit të paketave të sigurimit që SIGAL-i mund të ofrojë për udhëtimet, me paketat e tyre të udhëtimeve turistike.

Takimi u organizua me qëllim që, përpara kulmit të fushatës së marketingut të pushimeve dhe udhëtimeve verore nga vetë agjencitë, ata të njiheshin më në hollësi me mënyrën se si mund të përshtateshin dhe kombinoheshin policat e sigurimit për shëndetin gjatë udhëtimit, asistencën rrugore (autososi) 24/7, sigurimin e humbjes apo vonesës së bagazheve, humbjen e udhëtimeve e sidomos të atyre me bileta të shtrenjta, shërbimet e teleshëndetit, sigurimin e apartamentit gjatë mungesës për udhëtime turistike, si dhe për polica të tjera sigurimi që SIGAL-i ofron, e prej të cilave mund të përfitohej drejtpërdrejt si nga agjencitë, ashtu edhe klientët e tyre.

Takimin miqësor e hapi Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e SIGAL-it, znj. Alma Totokoçi, e cila u shpreh se udhëtimet dhe sigurimet prej kohësh janë të ndërlidhura dhe se ofroheshin si polica sigurimi nga kompania SIGAL. Qëllimet specifike të takimitishin paraqitja e mundësive për kombinim të këtyre policave gjatë sezonit turistik, që mund të rezultonte një marrëdhënie me përfitim të ndërsjellë, ku përfitues do të ishin si klientët, ashtu edhe vetë agjencitë dhe kompania e sigurimeve.

 

Znj. Totokoçi shprehu gatishmërinë e SIGAL-it për të përmirësuar secilën nga paketat në përputhje me sugjerimet e agjencive të udhëtimit, të cilat përfaqësojnë pikat më të afërta të kontaktit me klientët turistë dhe udhëtarët që lëvizin për qëllime turizmi.

Znj. Milena Merjemaj, Drejtore e Departamentit të Sigurimit të Shëndetit në SIGAL, përmes tre shembujve konkretë të sigurimit shëndetësor gjatë udhëtimit, ilustroi se sa përfitues është ky shërbim në rastet kur turisti përballet me një emergjencë mjekësore, aksident ose sëmundje akute. SIGAL-i mbulonte deri në 10 mijë euro për kostot e faturave mjekësore.

Për agjencitë turistike u prezantuan gjithashtu dy mundësi sigurimi: për vonesën ose humbjen e bagazheve. Në rastet kur vonesa tejkalon gjashtë orë, SIGAL-i mbulon, në kohë të shkurtër, deri në 150 euro për shpenzime bazike që klienti mund t’i përdorë menjëherë.

Agjencitë shprehën kënaqësinë e tyre dhe vunë në dukje lehtësinë dhe sigurinë që ofron sigurimi i humbjes së udhëtimit, anulimi i biletave, si dhe polica e sigurimit të humbjes së fluturimit — veçanërisht e vlefshme për biletat e shtrenjta.

Kjo paketë është në ofertë prej dy vitesh dhe znj. Totokoçi, me mbështetjen e agjencive të pranishme, u shpreh e gatshme që ajo të zhvillohet edhe më tej, në mënyrë që të rritet si fondi i siguruesit, ashtu edhe ai i agjencive turistike, duke synuar mbulimin e sa më shumë situatave të paparashikuara përmes rritjes së numrit të të siguruarve.

Në takim, z. Besnik Çobaj, drejtor i Departamentit të Sigurimeve Motorike në SIGAL, informoi të pranishmit mbi përfitimet e shërbimit AutoSOS në udhëtime turistike, qofshin ato individuale, me automjete me qira, apo me mjetet 7+1 të agjencive. Ky shërbim mund të ofrohet edhe për periudha të shkurtra, përkundrejt një primi të caktuar.

Me mbulim 24/7 – i ngjashëm me teleshëndetin – AutoSOS mbulon çdo rast defekti, bllokimi apo aksidenti të çdo natyre, duke ofruar ndihmë në formë konsulence, riparimi në vendngjarje apo edhe transporti me karrotrec. Në rastet e udhëtimeve të punës jashtë vendit, shërbimi përfshin edhe mbulimin e shpenzimeve deri në 230 euro për vijimin e udhëtimit, kthimin në vendin e nisjes, ose akomodimin në hotel për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët, deri në dy net qëndrimi. Ky shërbim krijon një ndjesi sigurie dhe qetësie për udhëtarin, dhe investimi minimal në një prim e bën atë mjaft të leverdishëm.

Me interes të veçantë për përfaqësuesit e agjencive u paraqit edhe paketa e pensionit privat, prezantuar nga z. Edmond Koçi, Drejtor i Shitjeve të Fondit të Pensioneve Private në SIGAL. Ai përllogariti, në formë bashkëbisedimi, përfitimet konkrete në moshën e pensionit për secilin kontribut sipas grupmoshës.

Z. Jurgert Prezja, Zëvendësdrejtori i Departamentit të Shëndetit dhe Aksidenteve, prezantoi gjithashtu paketën e teleshëndetit, duke theksuar sa e dobishme dhe sa e përshtatshme mund të ishte ajo për agjencitë e udhëtimit, nëse klientët e tyre do ta aktivizonin përpara nisjes.

Interes të veçantë pati edhe sigurimi i apartamenteve me afate të shkurtra, i lidhur posaçërisht me periudhat kur banorët ndodhen në udhëtime turistike.

Znj. Totokoçi, në këtë pikë të prezantimeve shtoi se ky dhe shumë shërbime të tjera mund të përfitohen online, dhe se SIGAL-i do të vijojë punën për të thjeshtuar edhe më tej procedurat, në mënyrë që këto produkte të jenë lehtësisht të aksesueshme përmes faqes zyrtare të kompanisë.

Në përfundim të prezantimeve, përfaqësuesit e SIGAL-it dhe të agjencive të ftuara zhvilluan një koktej miqësor në ambientet e brendshme të godinës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat