13.5 C
Tirana
Thursday, May 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSIGAL dhe “Rent from Locals” sjellin standardin ndërkombëtar të sigurimit në tregun...

SIGAL dhe “Rent from Locals” sjellin standardin ndërkombëtar të sigurimit në tregun e makinave me qira

SIGAL ka nisur një bashkëpunim të rëndësishëm me platformën “Rent from Locals”.

Partneriteti strategjik u prezantua dje pasdite në qendrën shumëfunksionale te Piramida, nga drejtuesit e “Rent From Locals”. Në takim ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të lartë të SIGAL.

Partneriteti dypalësh vjen si një hap, që vendos një standard të ri sigurie dhe profesionalizmi në tregun shqiptar të makinave me qira.

SIGAL dhe “Rent From Locals” do të synojnë t’i përgjigjen kërkesës në rritje të klientëve ndërkombëtarë për zgjidhje të sigurta dhe të besueshme gjatë marrjes me qira të automjeteve në Shqipëri.

Këtë fakt e konfirmoi në fjalën përshëndetëse edhe z. Marin Nikolla, sipërmarrësi i “Rent from Locals”.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SIGAL, z. Ilir Halili, u shpreh se SIGAL do t’i ofrojë këtij bashkëpunimi produkte sigurimi të avancuara dhe ekspertizë të thelluar në menaxhimin e rreziqeve.

Paketat e sigurimit, disanivelëshe, nga kaskot standarde e deri te asistenca rrugore AUTOSOS, standarde dhe ditore, janë projektuar për të mbuluar të gjithë skenarët e mundshëm.

Ato garantojnë mbrojtje dyfishe, për klientët dhe pronarët e makinave.

Përmes këtij bashkëpunimi, “Rent from Locals” do të lehtësojë teknikisht ofrimin e produkteve të sigurimit të SIGAL.

Ata, përmes një sistemi të digjitalizuar, do të lehtësojnë po ashtu verifikimin, aktivizimin dhe menaxhimin e kontratave në kohë reale.

Në një treg të ndërlikuar dhe përplot sfida si ai i automjeteve me qira, SIGAL shërben si garanci e besimit dhe qetësisë për të gjitha palët.

Qiradhënës, qiramarrës dhe ndërmjetësues përfitojnë nga ky bashkëpunim.

Nisma përforcon pozicionin e SIGAL-it si lider në tregun e sigurimeve dhe konfirmon rolin e kompanisë si partner i sigurisë, novacionit dhe shërbimit cilësor.

Projekti përputhet plotësisht me misioninin e SIGAL. Ky mision synon t’u sjellë klientëve produkte moderne sigurimi që i përgjigjen standardeve më të larta ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit prezantues të pranishmit vijuan me pjesëmarrjen në një koktejl të organizuar për të rrjetëzuar me njeri-tjetrin.

Shërbimet e kompanisë “Rent from Locals” mund të sigurohen online në:

www.rentfromlocals.al

Ndërsa për të patur shërbimet e SIGAL, lider i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat