13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSidomos nga të huajt/ Kampingu, trendi i ri i akomodimit

Sidomos nga të huajt/ Kampingu, trendi i ri i akomodimit

Shifrat e strukturave akomoduese për muajin Maj të këtij viti, të publikuara nga “INSTAT”, paraqesin të njëjtin trend të muajt e kaluar, megjithatë ka zhvillime interesante sa i përket indikatorëve të ndryshëm.

Të dhënat reflektojnë rritje si të numrit të vizitorëve, ashtu edhe të netë qëndrimeve, por cilin rajon preferuan më shumë vizitorët dhe ku zgjodhën të akomodohen.

Nga një analizë e shifrave të “Scan Intel”, rezulton se në muajin Maj të këtij viti, rajoni i preferuar i turistëve ka qenë qendra, duke shënuar jo vetëm numrin më të lartë, por edhe rritjen më të madhe, me 68.6%. Edhe nëse i referohemi vetëm turistëve të huaj që u akomoduan në vendin tonë në muajin Maj, tendenca është e njejtë.

Por çfarë thonë shifrat sa i përket zonës?

Zonat jo bregdetare duket se kanë qenë më të preferuarat në Maj, duke shënaur rritjen më të lartë. Sa i përket strukturave akomoduese, shohim se rritja më e madhe e vizitorëve gjithsej vihet re në hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi, edhe pse hotelet kanë numrin më lartë të vizitorëve.

Nëse analizojmë vetëm vizitorët e huaj shohim se rritja më e madhe e tyre regjistrohet në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra”.

Theksojmë se numri i vizitorëve në maj të këtij viti regjistrohet në 244,059 duke shënuar një rritje prej 45.8%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Nëse i analizojmë sipas tipologjisë vihet re se rritjen më të madhe e kanë regjistruar turistët e huaj me 63% dhe në numër janë rreth 177 mijë.

Le të analizojmë të dhënat sa i përket netëve të qëndrimit po për të njejtën periudhë.

Sërish dominon rajoni i qendrës me numrin më të lartë, por ajo që bie në sy është rritja më e madhe e numrit të netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj në rajonin e veriut, me 87%.

Por në cilat struktuara u rritën më shumë netqëndrimet gjithsej? 

Sërish gjejmë kampingjet dhe rulotat.

Ajo që vihet re nga të dhënat është preferencë në rritje e lloji të akomodimit, sidomos nga të huajt.

Në muajin Maj u regjistruan gjithsej rreth 510 mijë netë qëndrime gjithsej, duke u rritur me 30.9%. Netë qëndrimet nga të huajt u rritën me 47%, ndërsa nga vendasit ranë me rreth 2%.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Maj të këtij viti kanë një peshë prej 73.2% ndaj totalit dhe janë kryesisht nga Kosova me 14.1%, Italia me 10%, Gjermania me 6.4%, Polonia me 7.1% dhe Mbretëria e Bashkuar me 4.4%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat