Sipas të dhënave nga Numbeo, databasa më e madhe e kostove të jetesës në botë, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri tregon një variabilitet të madh në çmimet për metër katror në qendrat e qarqeve.
Me një çmim mesatar prej 2600 euro për m² në qendrën e qytetit, Tirana vazhdon të mbetet më i shtrenjtë për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Rritja e popullsisë dhe zhvillimi i vazhdueshëm urban kanë nxitur kërkesën, gjithnjë e në rritje duke e bërë kryeqytetin destinacion të preferuar për investitorët dhe blerësit.
Durrësi dhe Vlora, si dy qytete bregdetare, në të cilat sektori i turizmit është më i zhvilluar në krahasim me vendet e tjera, ndajnë të njëjtin çmim prej 1400 euro për m².
Të dyja qytetet të favorizuara nga pozicioni gjeografik si dhe nga numri i lartë i turistvë që vijnë ta vizitojnë dhe pse jo edhe të investojnë kanë sjellë rritje të kostove së apartamenteve. Në krahasim me kryeqytetin, qytetet si Korça, Shkodra dhe Fieri ofrojnë çmime më të lira për blerësit.
Përkatësiht me 950, 1000 dhe 900 euro. Këto qytete kanë kanë një histori dhe kulturë të pasur, dhe përfitimet e jetesës në zona më të qeta po e bëjnë gjithnjë e më tërheqëse investimin në këto rajone.
Qytetet e Veriut si Kukësi dhe Lezha kanë çmime më të ulëta, përkatësisht 750 dhe 650 euro për m².
Në fund fare ngelet Qyteti i Elbasanit në të cilin çmimi mesatar sipas Numbeo shkon në rreth 600 euro.