30.5 C
Tirana
Friday, July 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi të raportoni dëmin pas një aksidenti rrugor? SIGAL sjell një video-udhëzues...

Si të raportoni dëmin pas një aksidenti rrugor? SIGAL sjell një video-udhëzues për dëmshpërblim të shpejtë

Aksidentet rrugore mund të ndodhin kurdoherë. Kushdo nga ne mund të gjendet përpara një aksidenti të kryer.

Veprimi i duhur menjëherë pas ngjarjes është kyç për një proces të suksesshëm dëmshpërblimi.

SIGAL, kompania më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, ju sjell një udhëzues të thjeshtë dhe të qartë se si të veproni nëse bëheni pjesë e një aksidenti automoblistik.

Sa hapa mendoni që ka? 4 hapa.

4 hapa, aq sa janë stinët e vitit: Pranvera, Vera, Vjeshta, Dimri.

Hapi i parë është njoftimi i menjëhershëm i kompanisë së sigurimit, që mban përgjegjësinë për aksidentin.

Hapi i dytë është sigurimi i raportit policor mbi ndarjen e përgjegjësisë, ose Raportin Evropian për dëme deri në 30 mijë lekë.

Ky dokument është i domosdoshëm për të pasqyruar zyrtarisht situatën.

Hapi i tretë është marrja e fotografive nga vendngjarja e aksidentit.

Ky është një tjetër hap thelbësor, që ndihmon në vlerësimin e dëmeve dhe zgjidhjen e çështjes me shpejtësi.

Hapi i katërt dhe i fundit, është sigurimi i kopjeve të dokumenteve të automjeteve të përfshira në aksident.

Nuk duhet të harroni se çdo dokument ka rëndësi për ta bërë procesin sa më të shpejtë dhe të lehtë.

SIGAL ju këshillon të jeni të përgatitur dhe të respektoni këto hapa për t’u mbrojtur financiarisht dhe ligjërisht në rast aksidenti.

4 hapa: njoftimi i kompanisë, raporti policor ose REA, marrja e fotografive nga vendngjarja dhe kopjet e dokumenteve të mjeteve të përfshira në aksident.

Drejtimi i mjetit është një përgjegjësi serioze, kujdesi dhe respektimi i rregullave të qarkullimit janë themeli i sigurisë për ju dhe të tjerët në rrugë.

Në rast aksidenti, veproni me kujdes dhe përdorni këtë udhëzues për të raportuar dëmin me sukses.

Për më shumë informacion, kontaktoni SIGAL në +355 68 606 2829 ose vizitoni https://sigal.com.al/.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat