SIGAL sjell një produkt praktik e shumë të dobishëm për drejtuesit e mjeteve: formularin REA.
Në videon më poshtë, eksperti i SIGAL shpjegon hap pas hapi se si plotësohet ky dokument që ju siguron dëmshpërblim të shpejtë dhe pa komplikime.
REA mund të blihet për autovetura, kamionçina deri në 3.5 ton dhe furgona deri në 7+1 vende. Çmimi është vetëm 3,000 Lekë, ose 2,000 Lekë kur blihet së bashku me TPL.
Në rast aksidenti, nuk është e nevojshme të njoftoni Policinë e Shtetit për dëme deri në 30 mijë lekë të reja.
Mjafton të plotësoni formularin REA, të firmosur nga të dy drejtuesit, të dërgoni fotot e dëmeve dhe vendit të ngjarjes, dhe të aplikoni brenda 5 ditëve. Nëse kërkohet, të dy mjetet vendosen në dispozicion të ekspertëve të SIGAL.
Dokumenti është i vlefshëm për deri në 2 përdorues të një mjeti të përfshirë në policë dhe mbulimi përfundon automatikisht me përfundimin e TPL-së së lidhur me SIGAL.
Ky proces i thjeshtuar bën të mundur që kompania të kujdeset për çdo hap, nga vlerësimi deri tek dëmshpërblimi, në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe transparente.
Për të shmangur çdo problem dhe për të parë qartë se si plotësohet formulari REA, ndiqni videon e plotë në linkun më poshtë.