15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi të mbrohemi nga gripi? Këshillat e mjekëve për të minimizuar efektet

Si të mbrohemi nga gripi? Këshillat e mjekëve për të minimizuar efektet

Rrisni imunitetin me lëngje të freskëta agrumesh, konsumoni perime dhe shmangni ambientet me shumë njerëz ose në raste të pashmangshme përdorni maskë që të mos infektoheni”.

Këto janë këshillat që japin  mjekët këto ditë ku në spitale ka ngarkesë dhe nëpër qendra shëndetësore fluks të shtuar pacientësh me grip, COVD dhe viroza.

“Mos të rrinë në ambiente të mbyllura. Mos të rrinë me shumë njerëz. Und të përdorim maskën për të mbrojtur veten. Të shtohet sasi e lëngjeve, ku ka më mirë se limoni dhe portokallet. Duhet të konsumoni supëra dhe çajra”, thotë për Top-Channel Silvana Sadria-mjeke pneumologe.

Në dispanserinë e Tiranës ka fluks pacientësh të cilët paraqiten për grafi apo ekzaminime të tjera të referuar nga mjeku i familjes kur konstatojnë  prekje të mushkërive nga virusi.

Ne shpesh këshillojmë që nëse ke simptomat ne dy tre ditët e para duhet të rrini në regjim shtrati. Në këto kushte nëse lëvizim mund të përdorim maskat për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

Mjeket këshillojnë të ruhet higjena, pra larja sa më shpesh e duarve pasi gripi përhapet shumë shpejt edhe nëpërmjet tështimës apo spërklave të pështymës.

LEXO EDHE14 mijë raste me grip dhe Covid në javë/ Si të marrim ndihmën e duhur mjekësore pa shkuar në spital

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat