Nëse je mbajtës i Kartonit Jeshil në SIGAL INSURANCE GROUP dhe ke pësuar një dëm jashtë Shqipërisë, është e rëndësishme të dish se cilat dokumente të nevojiten.
Sa më shpejt t’i përgatisësh, aq më shpejt mund të marrësh dëmshpërblimin tënd.
Dokumentet që duhen:
-
Kërkesë me shkrim për Byro-në e Sigurimit në vendin ku ndodhi aksidenti, me një adresë të qartë të emailit tuaj.
-
Deklaratë e drejtuesit të mjetit, e shoqëruar me skicën e aksidentit dhe dëshmi të personave të pranishëm.
-
Kopje e deklaratës së Policisë ose një vërtetim miqësor i ngjarjes.
-
Kopje të këtyre tre dokumenteve: leja e qarkullimit, patenta dhe Kartoni Jeshil.
-
Foto të mjetit të dëmtuar dhe foto gjatë riparimit apo gjatë procesit të ekspertizës.
-
Preventiv ose faturë riparimi.
-
Të dhënat bankare për pagesën e dëmshpërblimit.
-
Të dhënat e shkaktarit të aksidentit, nëse disponohen.
Si dërgohet dokumentacioni?
Gjithë dokumentet mund t’i dërgoni thjesht me email në: [email protected].
Plotësoje dokumentacionin në kohë rekord, dhe po në kohë rekord SIGAL do të gjendet në krahun tënd!