8.5 C
Tirana
Sunday, April 20, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi të heqim kilogramët pas festave?

Si të heqim kilogramët pas festave?

Të shijosh çdo gjë dhe të mos ndihemi në faj pas festave. Kjo është ajo që mendojmë gjithmonë kur kemi një tavolinë të bollshme, embëlsira dhe alkool.

Ashtu si vendet e tjera, edhe festa në Shqipëri përveç ditë pushimi, janë edhe festa ushqimi.

Por këto festa lënë pas edhe kilet e shtuara. Sipas nutricionistëve, ata që abuzojnë mund të shtojnë deri në 2 kg gjatë këtyre ditëve dhe akoma më problem kur festimet zgjatin për disa ditë.

Festat e fundvitit janë festa ushqimi. Është e pashmangshme në fund të festave kthehemi me 2 kg, të paktën i kemi marrë 2 kg. Abuzojmë me ushqimin, me pijet, me embëlsirat. Për të hequr kilet e marra gjatë festave, apo ato që janë mbipeshë, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të kontrollojnë ushqimin. Edhe zgjatja e festave është problem”, thonë dietologët.

Kujdes duhet të tregojnë personat që kanë probleme shëndetësore kronike.

Ata që duhet të tregojnë kujdes janë personat e sëmurë, me probleme me hipertensionin, diabetin, të cilat ushqimi, alkooli u ndikon në mënyrë të menjëhershme. Edhe gjatë periudhës së festave nëse bëjmë ecje, në këmbë gjysmë orë, 1 orë, 2 orë në ditë djegim ato që kemi marrë”.

Aktiviteti fizik i shoqëruar me ushqimin e kujdesshëm dhe konsumimin e sa më shumë ujë dhe lëngje, është këshilla që dietologët japin për një trup perfekt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat