15.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi ta mbrojmë shtëpinë edhe kur jemi me pushime?

Si ta mbrojmë shtëpinë edhe kur jemi me pushime?

Vera është periudha e udhëtimeve dhe pushimeve.

Shumë prej nesh zgjedhin që këto pushime ti kalojnë në det apo në mal, ndërsa nuk mungojnë as ata që preferojnë destinacionet jashtë Shqipërisë.

Disa për tu takuar me familjarët që jetojnë në emigrim e disa duke përfituar nga paketat e udhëtimeve që në sezone të tilla nuk mungojnë.

Por kujdes! Para se të niseni me pushime mos u mjaftoni vetëm duke e kyçur shtëpinë.

Imagjinoni sikur gjatë kohës që ju jeni duke pushuar jashtë qytetit tuaj apo jashtë Shqipërisë, banesa juaj të dëmtohet si pasojë e një zjarri, përmbytjeje apo tërmeti.

Pas kësaj do t’ju duhet të riktheheni në vendin tuaj duke parë investimin e jetës të shkatërruar dhe do të detyroheni të nisni gjithçka nga zero.

Prandaj Sigurimi i Shtëpisë është i domosdosshëm.

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Dëmet e shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Kostoja? Shumë minimale, duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Po sikur, për shkak të problemeve në banesën tuaj të dëmtohet edhe ajo e fqinjit? Kush do ti paguajë këto dëme?

Me sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta, e cila i bashkangjitet Sigurimit të Shtëpisë, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania juaj e sigurimeve.

Prandaj, këshilla jonë është që para se të niseni për udhëtim siguroni më parë shtëpinë tuaj në mënyrë që mos e vrisni mendjen për asgjë tjetër veç të shijoni pushimet.

Ku mund ta blejmë? Mos u lodhni duke dalë e duke kërkuar zyrën më të afërt! Këto sigurime mund të blihen edhe ONLINE, në pak sekonda, nga celulari juaj.

Shtëpi e sigurtë, pushime të qeta!

Merrni një ofertë për Sigurimin e Shtëpisë suaj duke kontaktuar tani në:

E-mail:[email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHEPse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat