17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi rriten linjat tregtare gjatë periudhave të vështira ekonomike?

Si rriten linjat tregtare gjatë periudhave të vështira ekonomike?

Kriza ekonomike globale që po kalojmë ka ngritur shumë pikëpyetje mbi menaxhimin e të ardhurave, ku ajo më e rëndësishmja është se si mund të rrisimin praktikat e linjave tregtare në një periudhë inflacioni dhe recesioni.

Një analizë e thelluar është publikuar nga Roberto Rei, zëvendëspresident i Ontario West, Intact Insurance dhe Alastair Lebo në Kanada.

Sipas Rei, shumë ndërmjetës nuk kanë kaluar kurrë në një nga këto tregje të vështira apo në këtë cikël inflacioni që pasoi 11 shtatorin dhe trazirat ekonomike të 2020.

“Agjentët duhet të jenë elastikë për të kapërcyer gjithçka. Situata aktuale është e paprecedentë dhe ushtron presion mbi ta”, deklaroi Rei.

Por si mund të mbijetosh dhe të ndihmosh biznesin tënd të lulëzojë?

Të jesh i ndryshëm

Duhet të dallosh veten. Përqendrohuni më shumë në shërbim dhe në shitje. Krijoni më shumë mundësi për oferta ndaj klientëve tuaj, por edhe me siguruesit. Në kohë të vështira sigurisht që keni nevojë për një aleat para dhe pas jush.

Ndërmjetësuesit mund të sigurojnë klientët që mos shkëputen nga rendidhe i ndihmojë ata që të mbajnë marrëdhënie që zgjasin si në kohë të mira ashtu edhe në ato sfiduese.

Jini të fokusuar

Të ndërtosh besim dhe marrëdhënie do të thotë të zgjedhësh se ku do të vendosësh vëmendjen tënde. Investimi në marrëdhënie kërkon përpjekje. Ndërsa po nxitni marrëdëniet e rëndësishme me klientët kryesorë, krijoni gjithashtu lidhje me tregjet kryesore dhe siguruesit.

Jini transparent

Me marrëdhëniet e forta, edhe dhënia e lajmeve të këqija mund të ndihmojë në ndërtimin e lidhjes. Është mirë të jesh i hapur dhe i sinqertë se si mund të ndikojë situate, që klienti të jetë i përgatitur.

Të jesh prezent

Fokusi ndaj klientit, përgjegjshmëria dhe transparenca janë çelësi për të pasur sukses në kohë të vështira. Kjo do të thotë të vendosim klientët në krye të gjithçkaje që bëjmë. Një qasje e tillë përfshin krijimin e një përvoje të duhur me klientin, duke informuar atë dhe duhe e orientuar drejt procesit të blerjes dhe rinovimit të sigurimeve, duke i shpjeguar se çfarë mbulohet dhe si është çmimi për situatën në të cilën ndodhen.

Ji kurioz

Gjithmonë duhet të jesh kurioz ndaj aktiviteteve të klientëve, të duash të dish se çfarë kërkojnë ata dhe cilat janë mundësitë që ju mund t’i ofroni. Kjo gjë i jep klientit ndjesinë që në të vërtetë ndërmjetësi kujdeset për ta dhe biznesin e tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat