Sipas Shërbimit Meteotologjik Ushtarak, ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në veri e lindje nga ku dhe do të pasohen me reshje shiu e bore me intensitet të ulët.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veri 6-13m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 13-22m/s me dallgëzim në dete 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore -5 deri 3°C
- në zonat e ulëta 0 deri 11°C
- në zonat bregdetare 3 deri 13°C
LEXO EDHE: Nuk ka rëndësi ku udhëtoni, e rëndësishme të keni “AutoSOS” me vete