Detaje të reja kanë dal nga zjarri që përfshiu mbrëmjen e djeshme një pikë të tregtimit të lëndeve drusore në Lushnje.
Mësohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ne rrjetin e furnizimit me energji elektrike.
Rreth orës 20.00 era e fortë beri që të këputeshin telat në shtyllë të cilët duke u bashkuar më pas shkaktuan shkëndija elektrike.
Fillimisht zjarri ra ne një sipërfaqje me shkurre e me pas përfshiu pikën e prodhimit të paletave prej druri.
Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe reshjet e shiut zjarri ka vazhduar përgjatë gjithë natës deri sa e gjithë lënda drusore u dogj.
LEXO EDHE: Mbroni punën tuaj duke u siguruar nga ngjarjet e papritura dhe fatkeqësitë natyrore