11.5 C
Tirana
Monday, December 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShumë ngjarje, pak sigurim: realiteti shqetësues i këtij dyjavori në Shqipëri

Shumë ngjarje, pak sigurim: realiteti shqetësues i këtij dyjavori në Shqipëri

Çfarë po ndodh? Vetëm këto ditë kemi dëgjuar për qindra aksidente: zjarre, makina të djegura, njerëz të aksidentuar, persona të rënë nga pallatet, banesa të dëmtuara nga përmbytjet. Raste vdekjesh aksidentale.

Shqipëria duket sikur është përfshirë e gjitha nga ngjarje aksidentale me funde tragjike, njëra pas tjetrës. Kur nuk pasojnë funde tragjike, në raste disi më fatlume: dëmet materiale dhe shëndetësore janë po ashtu të shumta. Kostoja e të gjitha këtyre ndodhive aksidentale të vetëm dy javëve të fundit është e pallogaritshme.

Kultura të shkatërruara, gjedhë e shpendë të ngordhura, shtëpi të djegura, aksidente në punë, aksidente automobilistike, mjete të djegura aksidentalisht apo edhe qëllimisht. Ngjarje të shumta. Të siguruara apo të pasiguruara, ende nuk dihet plotësisht.

Për çdo ngjarje që raportohet, kompanitë e sigurimeve kryejnë menjëherë kalkulimet përkatëse.

Por një pyetje thelbësore mbetet gjithmonë: a është apo nuk është e siguruar?

Nëse rezulton se ngjarja është e siguruar, kompania e sigurimeve ka detyrimin të paguajë dëmin.

Aktualisht po jetojmë në një periudhë me frekuencë të lartë ngjarjesh. Kur mësohet se rasti nuk është i siguruar, duket sikur ka një “lehtësim”.

Por kompanitë e sigurimeve e kanë të qartë funksionin e tyre. Ato janë krijuar pikërisht për të kompensuar humbjet financiare dhe, prej vitesh, me rigorozitet dhe profesionalizëm, e kryejnë këtë mision në çdo rast të siguruar.

Po ku qëndron problemi?

Te edukimi. Te ndërgjegjësimi. Te kultura financiare.

Vetëm edukimi i qytetarëve për ekzistencën dhe rolin e instrumenteve financiare të mbrojtje, që kompanitë e sigurimeve ofrojnë në Shqipëri, në përputhje të plotë me standardet dhe cilësinë e produkteve europiane, është zgjidhja afatgjatë.

Këto produkte ekzistojnë. Ofertat janë aty. Por kërkesa mbetet ende shumë e ulët. Arsyeja është e thjeshtë: edukimi financiar mbetet i dobët.

Kjo reflektohet qartë edhe në shifra:

  • Shqiptarët paguajnë mesatarisht rreth 100 euro për frymë në vit për sigurime
  • Europianët paguajnë rreth 3,000 euro për frymë  

Një hendek i madh, me pasoja reale. 30 herë më i lartë ndërgjegjësimi i shprehur në shifra, 30 herë më e lartë mbrojtja financiare.

Amerikanët qarkullojnë një filozofi për të cilën, shqiptarët do të duhet ta përqafojnë me nxitim:

“Më mirë të jem gjithmonë i siguruar për gjithçka, sesa të mos kem sigurim pikërisht atëherë kur më duhet.”

Fatkeqësitë në rrugë, në pronë, në shtëpi, në vendin e punës, në biznes apo në shëndet nuk duhet të kthehen edhe në fatkeqësi financiare. Përballimi i tyre nuk duhet të shkatërrojë familje, biznese apo jetë të ndërtuara me mund.

Garancitë financiare mund të sigurohen fare thjesht. Fjala kyçe është një dhe e vetme: sigurimi. Dhe mbi të gjitha: ndërgjegjësimi për sigurimin.

Edukimi financiar duhet të marrë trajtat e një lëvizjeje shoqërore, sepse e fituar është e gjithë shoqëria, bizneset, familjet, vetë ekonomia e vendit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat