5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShumë ndërtojmë, pak mbrojmë/ Ndërtimi i rikthehet rritjes, sigurimi i pronave në...

Shumë ndërtojmë, pak mbrojmë/ Ndërtimi i rikthehet rritjes, sigurimi i pronave në rënie

Pas një ngadalësimi në vitin 2023, ndërtimet në Tiranë kanë marrë një tjetër vrull.

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka shënuar rritje në tre muajt e parë të vitit.

Për periudhën janar- mars 2024 janë dhënë gjithsej leje ndërtimi me një sipërfaqe prej 232 mijë metra katror, me një rritje prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithsesi, sipërfaqja e lejeve mbetet shumë më e ulët se 3-mujori i parë 2022, kur u shënua një rekord lejësh prej një sipërfaqeje prej 800 mijë metra katror.

Po sipas INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e parë në kryeqytet ishte 9.1 miliardë lekë, ose rreth 90 milionë euro, me rritje prej 39% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por teksa ndërtimet kanë shënuar rritje, sigurimi i pronave shënon ulje

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), sigurimi i pronave nga zjarri dhe forcat e natyrës për katër muajt e parë të këtij viti zbriti në vlerën e 615 milionë lekëve, me një rënie prej 34.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimeve vullnetare në këtë periudhë zinte 9.6% të volumit total të primeve të shkruara bruto, nga 15% që përbënte në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sigurimi për dëmtimet e tjera në pronë për katër muajt e parë të vitit ishte në rënie me 5.2%. Sigurimi i përgjegjësive civile të përgjithshme rezultoi në rënie me 30.8%, ndërsa sigurimi i garancive u tkurr me 22.5%.

Indiferentë apo mungesë kulture?

Shqiptarët duken të prirur të sigurohen vetëm me atë produkte që janë me detyrim duke bërë që sigurimet e detyrueshme të zenë përqindjen më të madhe të tregut në Shqipëri.

Por nuk duhet harruar se viti nuk ka vetëm ditë me diell. Ka ditë me shi, përmbytje, katastrofa natyrore, tërmetet etj, fenomene për të cilat Banka Botërore, në një raport të sajin, e vendos Shqipërinë mes vendeve më të rrezikuara.

Por përse shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë më pak për sigurime ndërkohë që rreziqet sa vijnë dhe shtohen?

Kjo ka dy arsye kryesore:

E para, e kaluara komuniste ka ngulitur në mendjen e qytetarëve idenë se për gjithçka përgjigjet shteti, duke ndikuar kështu edhe në nivelin e ulët të sigurimit.

E dyta, Boshllëku në edkimin financiar dhe mungesa e një sërë ligjesh që i bëjnë më të domosdoshme dhe më të rëndësishme sigurimet tek çdo qytetar.

Pse europianët nuk e mendojnë jetën pa sigurime dhe çfarë përfitojnë më shumë se ne?

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e kudo pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ne ende nuk e kemi kulturën e sigurimeve dhe pavarësisht rreziqeve mund ta mendojmë jetën tonë pa një sigurim shëndeti, sigurim shtëpie, makine apo pension pension. Një i huaj, JO!

Tregu i Sigurimeve i konsoliduar, çmimi i sigurimit i minimal

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord.

Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Teksa një metër katror ndërtim në Tiranë kushton minimalisht 1000 Euro, sigurimin e Pronës mund ta bënin tuajën duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde. Dhe për të mbuluar riskun e mospërballimit ekonomik nga fenomene si zjarri, tërmeti, përmbytja etj, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten akoma mekanizmi mbrojtës për financat tona.

Sigurimi na bën qytetarë të pavarur dhe me dinjitet

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

Në rast dëmi, ne paraqitemi pranë kompanisë ku jemi të siguruar, e cila na rimburson sipas ligjeve në fuqi.

Shembujt janë të shumtë por ne po ju sjellim disa prej tyre:

Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

SIGURONI PRONËN, SIGURONI TË ARDHMEN DHE JETONI SI QYTETARË ME DINJITET DHE TË PAVARUR

Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Ndërtues, projektues dhe investitorë, ndërtoni me qetësi dhe mbrohuni me siguri!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat