15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtyhet deri më 30 prill rivlerësimi i pronave/ Tarifa 3% për qytetarët,...

Shtyhet deri më 30 prill rivlerësimi i pronave/ Tarifa 3% për qytetarët, 5% për bizneset

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme shtyrjen deri më shtyrjen e radhës së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, afati i të cilit mbaroi më 31 dhjetor 2021.

Vendimi për shtyrjen u argumentua nga relatori i Projketligjit, Alban Xhelili, sipas të cilit, Pandemia Covid 19 ua bëri të pamundur shumë qytetarëve aplikimin për të përfituar nga kjo lehtësi fiskale.

Procesi i rivlerësimit u jep mundësi bizneseve dhe qytetarëve të lehtësojnë barrën e tatimfitimit prej 15% duke paguar përkatësisht 5% dhe 3% të vlerës.
Është e disata herë që qeveria shtyn kohëzgjatjen e procesit të rivlerësimit të pronave, i cili u pengua në masë të madhe nga Pandemia Covid 19.
Rivlerësimi i shtëpive dhe pronave bëhet përkundrejt një pagese prej 3 % të vlerës të diferencës së vlerës së shtuar nga 15 % që është detyrimi tatimor në kushte normale. Ndërsa për rivlerësimin e bizneseve, taksa llogaritet 5 %.
Nga ky rivlerësim do të kenë mundësi të përfitojnë rreth 50 mijë pasuri, efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë.
Ky është rivlerësimi i tretë që po bëhet. Në vitin 2011-2013 u rivlerësuan 95 mijë banesa.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat